Nga Ndriçim KULLA – Tiranë
Në mëngjesin e datës 11 tetor një lajm i hidhur tronditi krejt qënien time.Fatos Arapi, njëri prej shkrimtarëve më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave ,ose një prej poetëve më madhështorë të letërsisë modern shqipe të shek xx –të, u largua nga kjo jetë duke u dhënë lamtumirën e fundit botës aktuale shqiptare.Në këtë moment dhimbjeje për mua është e vështirë të shkruaj sic duhet për të.Sot kur vëndin tonë e ka pushtuar banaliteti i pasurimit me cdo mjet a kusht ,kur ethet e parave u japing njerëzve më shumë vuajtje se ethet e dhimbjeve të sëmundjeve ,kontributi i Fatos Arapit mund të duket si i një jashtëtokësori ,që nuk i thot asgjë brezave të sotëm që duan vec dëfrim material.Mirpo unë jam i bindur se pushteti i injorancës është i përkohshëm ,dhe atëherë një shoqëri e re shqiptare e ndricuar nga një arsimim cilësorë dhe edukim do ketë tjetër ndjeshmëri njerëzore për poetët dhe intelektualët.
Në historinë e kulturës shqiptare, shek XX-të është epoka më e ndritur e saj , ku një ndër kryeveprat e saj më e spikatur është edhe Letërsia Moderne shqipe .Fatos Arapi ka meritën e përjetshme se është një nga promotorët e saj më të larmishëm me poezitë brilante dhe romanet e vecantë .Unë e ndjej tashmë se poezia shqipe ndjehet e mpirë nga ikja e këtij poeti të madh.Me kalimin e ditëve dhe muajve me suguri që do ta ndjejmë mungesën e tij,por do përpiqemi që ta kompesojmë mungesën fizike dhe mospraninë e tij , duke rilexuar poezit më të bukura që Fatosi na ka lënë,duke i shijuar dhe admiruar ato perla të krijuara prej tij që të bëjnë të kujtosh gjithmon caste magjike.,të cilat shpalosin për lexuesin tonë të gjysmës së dytë të shek XX-të një Bot të re kur fjala shqipe erdhi si një zonjë në sallonin e vjetër të poezisë..Së bashku me kolegët e tij Ismail Kadare dhe Drotëro Agolli,Fatos Arapi ka kontributin thelbësor ,që ndonëse ne jetonim në natën e zezë të komunizmit, patëm privilegjin si komb që të ndricoheshim qartësisht nga një art estetik letrarë.Jam i bindur që fjalët në këto caste nuk shprehen kaq lehtë për pikëllimin.Fatos Arapi lindi, jetoi dhe shkroi në një periudhtë të trazuar të Shqipërisë.Të tillë e pati edhe jetën me plot trazira , që e trazuan edhe atë vet.
Por më bukur se askush ai kredon e vet shprehur në poezinë “Himni i jetës”
“Si kotelet i merr nëna/ I con nga një ditë në tjetër
Mes përleshjeve njerëzore/Ashtu ti rrëmbeje jetën.
Ashtu si këto vargje ,edhe Fatos Arapi jetën e tij e rrëmbeu mes përleshjeve njerëzore.Me siguri shpirti i tij do shkoj të prehet në qiellin e të parëve të tij në gjirin më të bukur të Mesdheut , në Gjirin e Vlorës,qytetit që e lindi të cilën e donta aq shumët.