Ballina Sport Sfida Shqipëri-Izrael, diskutohet kryesimi i grupit

Sfida Shqipëri-Izrael, diskutohet kryesimi i grupit

Sot në mbrëmje në orën 20 e 45 skuadra kombëtare e Shqipërisë do të luajë kundër Izraelit.

Kjo do të jetë ndeshja e trete për kuqezinjtë në Ligën e kombeve. Ndeshjen e parë në këtë kompeticion Shqipëria e fitoi kundër Izraelit në ”Elbasan Arena” me rezultatin një me zero dhe golin e shënoi Taulant Xhaka.

Në ndeshjen e dyte të luajtur në Skoci, Kombëtarja humbi me rezultatin 2-0.

Grupi udhëhiqet nga Skocia e cila ka njëlloj pikë me Shqipërinë 3. Ndërsa Izraeli nuk ka marrë ende asnjë pike.

Në prag të kësaj sfide njoftohet se mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka mund të transferohet në Premier Ligën angleze në merkaton e janarit, teksa për të së fundmi është interesuar Njukastëlli i Rafa Benites.

Lajmi është bërë i ditur sot nga portali “Newcastletools” sipas të cilit Xhaka do ta rriste efikasitetin në mesfushën e bardhezinjtë që po luftojnë për qëndrimin në elitën e futbollit anglez.

Skuadra kombëtare ndodhet në Beer-Sheva ku do të luhet takimi, dhe kujtojmë se skuadra ka udhëtuar drejt Izraelit me avionin e ”Air Albania”. /ATSH