MUNGESAT
lulja rritet, nuk lulëzon
toka etet për shi
dikush sot mungon
iku në ushtri
banga mbet e zbrazur
mungon trim ‘i ri
ai që deshi shkollën
e ra për liri.
lulet e këputura
nga shkelësit e lirisë
mbinë mbi varre trimash
mbi varret e djalërisë!
Lulëkuqe dardane
Gjaku i trimërisë
Të këputura kësaj ane
Në troje të burrërisë.
SHKOLLA DHE KULLA
Para syve te mi
Njëqind herë policia
E mbylli shkollën
Me dry!
nuk e ndaluam mësimin
zbritëm, si kaçak nga mali
nderuam emrin që kishe
Shkolla “Ismail Qemali”
Nuk të deshën Ismail,
Për flamur të fajësuan
Me një emër bosh
Deshën, e të ndërruan.
Me tyta armësh
Na nxorën nga klasa
Me kërcënime jargësh
Të ulëtit si kafsha.
Me libra nën sqetull
Nuk ngelëm në rrugë
Pa frikë e të buzëqeshur
Mësuam në kullë.
GURI
frika nga guri
le te me hiqet nga syri,
ai gurë lashtësie
le të me hiqet nga mendja
ai kujtim dashurie
dhe kohen që s’do te vijë
as me paqe e as me stuhi.
ne ëndërr me shfaqesh
e flaktë, si kometë
ai ishte guri im
i shenjtë e i mallkuar
le te shkapërderdhët
si rrufe moti
për dashurinë e parë
që ma mori nga loti!
TESTAMENT PER VDEKJEN TIME
për agimin e lirisë së vërtetë
nen qiellin e plagosur
agimi zbardhi,
çrrënjosje nën altarë
dashuri e shenjtë
nen gjoksin time të përvëluar
i premtova te gjithë brezit tim
Buzëqeshni e flisni ç’të doni pranë varrit tim
Vetëm bangën zbrazur mos ma leni
Dardania do t vetëm lindje
Skllavëruesit e të parëve te mi
Varri nuk do ti pranoj
Na nxinë lulet e bardha
Ata bastard fshehën xixëllonjat pranverore
Vogëlushëve te gjeneratës sime ua hedhen helmin
Unë do te vdes muzgut te lirisë se shenjtëruar
Ajo mos te ju shqetësojë
Do te shkojë ta shërojë qiellin e plagosur
Ta lus errësirën të ma falë agimin e vërtetë
Dikur do te vdes për qiellin
për agimin
për dhembjen tendë Dardani.
TA NDERTOJMI UREN
ta ndërtojmë urën
se pran syve te mi
u be një lum i madh
sa here kaloje aty afër
një vaj me mbërthen
shume njerëz, vdiqën
nga një amanet e lanë për të.
PJETER BOGDANI
njeriu i mirë
qe sa shekuj u përmend
u varros e u zhvarros
se vdekuri ju grimcuan edhe kockat
nga barbarë e gjakatarë turq
nuk u harrua kurrë
u be i pa vdekshëm
bilbilat duke fluturuar
neper shekuj gjurmuan
e gjeten shpatën e tije magjike
nga dora e nga syri i zjarrtë
nuk do te harrojmë ne as pasardhësit.
11.12. 1994