Maqedoni, fillon procesi për ndryshimet kushtetuese

Në Parlamentin e Maqedonisë kanë filluar procedurat për ndryshimet kushtetuese, që kanë të bëjnë me emrin e ri të vendit, sipas marrëveshjes me Greqinë. Por, opozita e kundërshton fuqimisht ndryshimin, ndërsa pushteti nuk ka shumicën e nevojshme prej dy të tretave të votave në parlament, për miratimin e amendamenteve të reja kushtetuese. Eksperti ligjor Osman Kadriu, thotë se nuk ka shpresa se do të mund të miratohen ndryshimet brenda afateve të caktuara me ligj.