2018 do të jetë një vit i veçantë për futbolldashësit. Pas një dekade dominimi absolut të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, që kanë marrë pothuajse të gjitha çmimet më të rëndësishme për karrierën e një futbollisti, në 3 dhjetorin e këtij viti pritet të ndodhë ndryshimi.
Luka Modriç, i cili ka marrë tashmë çmimin “Lojtari më i mirë në FIFA”, është kandidati kryesor për të fituar Topin e Artë. Përballë tij, do të jenë konkurrentë të fortë si 19-vjeçari Kylian Mbappe, Neymar dhe Antoine Griezmann- për të mos përmendur Messin dhe Ronaldon që ishte më se e pritshme të ishin pjesë e kandidatëve.
Në listë nuk kishte si të mungonte Eden Hazard. Belgu pati performancën më të mirë individuale në Kupën e Botës “Rusi 2018”, ndërkohë ka shënuar sezonin e kaluar 17 gola për Chelsea-n, teksa e ka nisur me të njëjtën ritëm edhe sezonin e ri, ku në 10 ndeshjet e fundit ka shënuar plot 7 herë. Pjesë e 30-shes është edhe Harry Kane, që fitoi “Këpucën e Artë” në botëror. Ai ka shënuar 41 gola në 48 ndeshje për Spurs sezonin e kaluar, por këtë sezon ka pasur një ritëm paksa më të ngadaltë.
Më poshtë është lista e plotë me 30 kandidaturat për “Topin e Artë 2018”:
Pierre-Emerick Aubameyang (Borussia Dortmund/Gabon)
Karim Benzema (Real Madrid/France)
Leonardo Bonucci (AC Milan/Italy)
Gianluigi Buffon (Juventus/Italy)
Edinson Cavani (PSG/Uruguay)
Philippe Coutinho (Liverpool/Brazil)
Cristiano Ronaldo (Real Madrid/Portugal)
Kevin De Bruyne (Manchester City/Belgium)
David De Gea (Manchester United/Spain)
Paulo Dybala (Juventus/Argentina)
Edin Dzeko (AS Roma/Bosnia)
Radamel Falcao (AS Monaco/Colombia)
Antoine Griezmann (Atlético Madrid/France)
Eden Hazard (Chelsea/Belgium)
Mats Hummels (Bayern Munich/Germany)
Isco (Real Madrid/Spain)
Harry Kane (Tottenham/England)
N’Golo Kanté (Chelsea/France)
Toni Kroos (Real Madrid/Germany)
Robert Leëandoëski (Bayern Munich/Poland)
Kylian Mbappé (PSG/France)
Sadio Mané (Liverpool/Senegal)
Marcelo (Real Madrid/Brazil)
Dries Mertens (Napoli/Belgium)
Lionel Messi (FC Barcelona/Argentina)
Luka Modric (Real Madrid/Croatia)
Neymar (PSG/Brazil)
Jan Oblak (Atlético Madrid/Slovenia)
Sergio Ramos (Real Madrid/Spain)
Luis Suárez (FC Barcelona/Uruguay).