Keni menduar ndonjëherë për ushqimet që ju bëjnë të përkeqësoheni kur sëmureni, dhe sidomos kur jeni me grip?
Shmangni këto që janë përmendur më poshtë:
Karamelet dhe ëmbëlsirat: Sheqeri dobëson rruzat e bardha të gjakur të cilat janë çelësi për luftimin e infeksioneve. Mos i konsumoni ato dhe gjithashtu lëngjet që përmbajnë sheqer, deri sa të ndiheni më mirë.
Karbohidratet: Nëse doni të hani pasta, bukë apo karbohidrate të tjera, mendohuni mirë pasi ato treten duke u kthyer në sheqer dhe arsyen sapo e thamë më sipër.
Alkooli: ndikon drejtpërdrejtë në dehidratim. Të jeni i pa hidratuar kur jeni sëmurë ndikon në dhimbje më të madhe në trupin dhe kockat tuaja.
Ushqimi djegës: Mund t’ju ndihmojë për të pastruar hundët e bllokuara. Por mos e përdorni kur keni të përziera sepse vetëm do të përkeqësojë gjendjen tuaj.
Fast Food: Ushqimi yndyror mund të shkaktojë inflamacion, duke shtypur sistemin imunitar. Gjithashtu mund të jenë më të vështirë për t’u tretur se karbohidratet dhe proteinat, kështu që mundohuni t’i shmangni nëse keni përzierje ose dhimbje barku.