Nga Valdet ERMALI
Një lajm nga Amerika dhe një festë në çast te lokali i bukur “Wall Street” në Tiranë.
Mirëseerdhi në jetë Luan Rugova i Kastriot Sejdaj Rugova në Amerikë.
Nipi i Rasim Hasanajt, nipi i AZEM HAJDARIT.
Këtij gëzimi i bashkohet në Rahovec të Kosovës dhe atdhetari e biznesmeni i njohur Rrustem Gecaj – Nderi i Kombit me shoqërinë e vet.
Edhe në Amerikë, në familjen Rugova e miqtë e tij e të familjeve Hajdari e Hasanaj ka atmosferë festive për gëzimin e lumturimin e mirëseardhjes në jetë të Luan Rugovës.
Gëzuar e urime të gjithëve për Luan Rugovën, që i gëzoi kaq shumë gjithë këta të afërm e miq të pragut, që ka me mbrri dhe shekullin XXII, e pastë jetën e gjatë me lumturime e lartësime!