Më 11 tetor 2018, ora 11.00, në Tiranë, do të mbahet “Ora e Madhe Letrare për Skënderbeun”.
Veprimtaria do të mbahet në sallen e konferencave te Hotel “Opera” në Tiranë.
Veprimtaria organizohet në kuadrin e 550 Vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në “vitin e Skënderbeut” dhe të Simpoziumit Ndërkombëtar Kulturoro-Letrar “Skënderbeu në Kulturën Europiane”, që mbahet në Prizren – Kosovë, më 8-10 tetor 2018.
Gjatë këtyre ditëve do të organizohet “Ora e Madhe Letrare për Skënderbeun” në Tiranë (Shqipëri) dhe në Prishtinë (Kosovë) e Shkup (Maqedoni).
Në këtë veprimtari në Tiranë do të marrin pjesë shkrimtarë e studiues të huaj si: Daniel Leuwers, Nicolle Barriére, Helene Staford dhe nga Unioni i Shkrimtarëve e Kritikëve Shqiptarë disa nga drejtuesit e veprimtarë të tij si: Asllan Qyqalla (Kosovë), Hasan Selimi (Shkodër, Shqipëri), Behare Rexhepi, Shaqir Podvorica (Kosovë) e të tjerë.
Ftohen për të marrë pjesë shkrimtarë, poetë, kritikë, krijues e studiues nga Shqipëria (Tirana etj.), nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Mërgatat Shqiptare në Botë.
Jeni të mirëseardhur më 11 tetor 2018, ora 11.00 në Hotel “Opera” në qendër të Tiranës.
___
Hotel “Opera” ndodhet mbas Hotel Tirana International, ngjitas me selinë qëndrore të Sigal Uniqa Group Austria, afër Muzeut Historik Kombëtar, afër Kafe Bar “Ferrari” e Agjensisë Turistiek “Tirana Metropol”.