Princ LEKA I për veprën e Ekrem KRYEZIUT

Të nderuar miq, nga dita e sotme 1 tetor 2018, në kolonën e librave në Amazon.com mund të gjeni dramën historike të shkruar mjeshtërisht nga Ekrem Kryeziu, ”Mbreti Zog, Geraldina e të tjerët.
 
Kjo vepër shumëplanëshe prek politikat e kohës si dhe gërshetohet në mënyrë tejet organike me anën njerëzore, jetën personale e familjare të Mbretit Zog!
 
Personazhe të shquar të kohës na flasin me vërtetësi, ndjenjë.
Kjo vepër i bën nder skenës teatrale mbarëkombëtare!
 
Faleminderit pafund i nderuar Ekrem Kryeziu për këtë dhuratë kaq të çmuar që i bëni dramës shqipe!