Bota përjeton temperatura të ndryshme në periudha të ndryshme të vitit, por disa vende njihen për temperaturat ekstremisht të ulëta që shkojnë deri në -100 gradë.
Stinët nëpër botë nuk janë përherë të njëjta dhe temperaturat gjithashtu variojnë nga një vend në tjetrin, ku disa njihen për temperatura ekstremisht të nxehta dhe disa për të ftohta. Shumë vende në botë përjetojnë temperatura të ftohta gjatë gjithë vitit, duke i bërë ato vende të ftohta dhe disa prej të cilëve të vështirë për tu banuar. Këto vende gjenden të shpërndara në të gjithë botën por ajo çfarë i bashkon janë temperaturat të vilat qëndrojnë në nivele të konsiderueshme poshtë zeros. Më poshtë gjenden disa prej vendeve më të ftohta në botë si dhe temperaturat e tyre përkatëse.
1. Antarktika
Nuk është aspak surprizuese që Antarktika është në krye të listës së vendeve më të ftohta në botë, listë e cila është përditësuar për vitin 2018. Antarktika është në të vërtetë rajoni më i ftohtë në botë dhe është mbuluar nga dëbora gjatë gjithë vitit. Bashkuar edhe me erën e ftohtë dhe që fryn me shpejtësi të madhe, mungesën e ujit, strehimit dhe ushqimit, e bëjnë këtë rajon të pabanueshëm. Temperaturat arrijnë deri në minus 100 gradë.
2. Kazakistani
I lokalizuar në brendësi të rrethit arktik, ky vend ndodhet mbi Rusinë dhe ka qënë dikur pjesë e ish Bashkimit Sovjetik. Territori në Kazakistan është i pabarabartë dhe temperaturat variojnë në varësi të lartësive. Ka shumë zona të cilat janë përherë të mbyllura dhe izoluara nga akulli. Gjatë dimrit temperaturat ulen mjaftueshëm poshtë zeros, dhe banorët e këtij vendi kanë disa taktika mbijetuese, si peshkimi në akull për të përballuar motin në një ndër vendet më të ftohta në botë.
3. Rusia
Rusia është një ndër vendet me sipërfaqen më të madhe në botë, i cili shtrihet nga Europa deri në Azi. Shumë prej rajoneve në Rusi janë shumë të ftohta gjatë gjithë vitit dhe temperaturat e verës mund të jenë gjithashtu nën zero. Rajoni më verior i Siberisë është përherë i mbuluar nga dëbora. Dimri në Rusi është i famshëm për egërsinë e tij dhe sigurisht për temperaturat mjaft nën zero.
4. Grenlanda
Ky vend nuk ka asgjë të ngjashme me emrin, pasi është e vështirë të gjesh gjelbërim në këtë vend. Ky territor i madh verior është një ndër më të ftohtit në botë dhe është i rrethuar nga oqeani i ngrirë nga të gjitha anët e tij. Sezoni veror është gjithashtu i karakterizuar nga temperatura nën zero dhe ka ditë ekstremisht të gjata dhe netë në varësi të sezonit. Gjatë verës mund të ketë gati 22 orë diell dhe gjatë dimrit më pak se 3 orë.
5. Kanada
Ndryshe nga Greenland, edhe pse ndodhet në ekstremin verior, Kanadaja ka një mori zonash të gjelbërta si dhe liqene. Gjithësesi gjatë dimrit gati e gjithë Kanadaja përfshihet nga dëbora dhe nga temperatura të cilat arrijnë deri në 40 dradë poshtë zeros, duke e bërë këtë vend një ndër më të ftohtit në botë. Si shumë prej vendeve të tjera veriore edhe Kanadaja përjeton periudha ekstreme të errësirës si dhe të dritës së diellit. Kanadaja është gjithashtu një ndër vendet më të vizituara të botës.
6. Shtetet e Bashkuara
Lokalizuar në jug të Kanadasë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një ndër zonat më të ftohta në botë, edhe pse jo të gjitha rajonet e saj kanë një temperaturë të njëjtë. Për shkak të shtrirjes së madhe gjeografike kushtet klimatike ndryshojnë në këtë vend. Zonat veriore janë më të ftohta dhe përjetojnë dukurinë e dëborës gjatë dimrit, ndërkohë që rajonet jugore dhe qendrore janë dukshëm më të ngrohta dhe të përshtatshme për bujqësinë. Temperaturat në zonat e veriut mund të zbresin deri në disa gradë poshtë zeros gjatë dimrit.
7. Islanda
Emri i Islandës në njëfarë mënyre reflekton edhe kushtet klimaterike të këtij vendi, por që gjithësesi ky vend është më i ngrohtë se Grenlanda. Islanda gjatë verës është e gjelbëruar si dhe e freskët por gjatë periudhës së dimrit përjeton një transformim dramatik të temperaturave dhe mbulohet e gjitha nga dëbora. Temperaturat mund të shkojnë lehtësisht deri në minus 10 gradë si dhe më poshtë, duke e bërë atë një ndër shtetet më të ftohta në botë. Zonat veriore të Islandës kanë temperatura poshtë zeros gjatë gjithë vitit.
8. Finlanda
Një prej vendeve Skandinave, Finlanda është e lokalizuar në ekstremin verior të Europës dhe ka një sezon të gjatë dimri. Dëbora bie në të gjithë vendin dhe gjithashtu sasia e rrezeve të diellit varion në bazë të sezonit. Për shkak të pranisë së përhershme të dëborës, finlandezët kanë bërë histori në Lojrat Olimpike Dimërore, duke siguruar disa nga nivelet më të larta të medaljes në botë.
9. Estonia
Një vend tjetër evropian në listë, është Estonia ku temperaturat nën zero nuk janë rezultat i reshjeve të vazhdueshme të borës. Në vend të kësaj, rryma e erës në këtë vend sjellin temperatura jashtëzakonisht të ftohta duke e bërë këtë vend përherë të ngrirë. Sezoni i dimrit në këtë vend është mjaft i gjatë, por dëbora është e pakët në krahasim me vendet e tjera të cilat ndodhen në këtë listë. Estonia është një nga destinacionet turistike më të njohura në Evropë për shkak të shpenzimeve të ulëta, arkitekturës së bukur mesjetare dhe pyjeve të dendura të pishave.
10. Mongolia
Mongolia është një tjetër vend i vendosur në Azinë Qendrore dhe ka vargje malore të shpërndara që e bëjnë klimën edhe më të ftohtë. Erërat e ftohta që vijnë nga Veriu janë ndalur nga majat e larta që çojnë në dëborë dhe temperaturat gjatë dimrit lehtë mund të bien në minus 20 gradë. Mongolia ka shumë fise nomade, shumica prej të cilëve jetojnë në male. Ata kanë përshtatur stilin e tyre të jetesës në temperatura ekstreme dhe jetojnë në këtë mjedis të ngrirë.