Nga Zana ÇELA – drejtore e Teatrit të Operas e Baletit, Tiranë
Zgjodhem per te filluar bashkepunimin midis Operas se Shqiperise dhe Teatrit te Operas se Serbise, operan CARMEN te Bizet, sepse CARMEN eshte vepra operistike me e prodhuar ne bote,qe do te thote vepra me e pelqyer, me popullore per publikun, jo vetem sa i perket historise, me personazhe shume interesante qe i perkasin shtresave te thjeshta te shoqerise, por vecanarisht muzikes se jashtezakonshme .
CARMEN rezonon me audiencat e sotme sepse shoqeria jone eshte plot me histori te njerezve te thjeshte, te cileve u eshte lene te kuptohet se me gjithe perpjekjet e shumta, nuk mund te behen pjese e shoqerise se larte, per shkak te races, seksit, besimit, moshes, apo cfaredo kufizimi tjeter qe vete njerezit vene ndaj njeri-tjetrit. Vecanarisht grate, jane aty, perballe seksizmit mashkullor, qe nga Hollivudi, ku aktoret luftojne per karrierat e tyre, dhe deri tek korporatat apo institucione te tjera, ku per te ecur perpara, ju duhet te thyejne barrieren e “tavanit te qelqte”, po te perdorim nje metafore te Wall Street-it te 50 vjeteve me pare.
Me alegorine e saj, historia e CARMEN i perfshin te gjitha keto histori te perpjekjeve per ndryshimin te statusit ne shoqeri.
Bizet ishte ndoshta shume me i avancuar se koha ne te cilen jetoi per te shkruar nje histori per nje grua qe qendronte ne rrethin e jashtem te shoqerise se asaj kohe. Kjo u kuptua me mire qe nga vitet ’50 te shekullit te 20-te e deri sot, kur CARMEN filloi te pershtatet gjithnje e me shume ndaj audiences moderne.
Ne kete rivenie kemi kaste te perbashketa artistesh te TKOB dhe Teatrit Nacional te Operas se Beogradit, te cilet kane krijuar karaktere fantastike sepse nuk ka nje menyre te vetme per te interpretuar rolet e operas CARMEN pasi cdo kengetar i shpreh ato sipas eksperiences dhe frymezimit qe merr nga shoqeria ku jeton.
Jam e bindur ne suksesin e tyre dhe entuziazmin e publikut… Ju ftoj miq te ndiqni operan CARMEN ne dt 27,28,29,30 Shtator ne Pallatin e Kongreseve .
Ju mirepresim!