Ëndrra
(kushtuar heroit kombëtar Mentor Dërvishaj).
mbrëmë pash ëndërr:
Mentori erdhi në shkollë
ku donim fshehur dije me zanë
në Saradran.
Atëherë me kishte thëne; dua të bëhem i pasur
Nuk dua te udhëtojë me motoçikletë,
sepse, sikur me ftohë, sikur me vret!
Aty pranë bankës se thyer,
shpalosëm “Procesin” e Jusuf Gërvallës,
Aty ku mësuesi tallej me ne
Me “procesin” që nuk e shihte
Dhe e quante teatër që luajnë fëmija.
Por, në krah na doli, Nazmi Muzlia,
I hapi odat, i bëri teatër për rini
Që do të luajnë procesin,
heronjtë dhe brezat
që vijnë në liri!
Netët e Hidhura
Unë vajta në udhëtim pa kthim,
në kohën tënde të pakohë,
që më morri me vete e me la në ferr.
Ora i numëronte sekondat e veta,
ma solli yllin e mëngjesit
të bukur, të plogët, të zhgënjyer
Prap ma solli një natë
e një kohe tjetër të hidhur.
Isa Maloku.
Fotoja Ime Do të mahnitesh kur do të të tregoj
se e kam një kujtim tand,
që e ruaj me kujdes.
Ajo ashtë fotografia jote,
që të kam fotografuar me bebzat e syrit tim.
Në imagjinatën time do ta ruaj me shekuj
Ju jeni dëshmori i kombit.