Ballina ED/OP Rezistenca popullore- muri i pakalueshëm për Sulltan Ramën, pushtetin kleptokratik e bandën...

Rezistenca popullore- muri i pakalueshëm për Sulltan Ramën, pushtetin kleptokratik e bandën e tij qeverisëse

Nga Azgan HAKLAJ

Shtatori erdhi e bashkë me të edhe Sulltani e banda e tij.

Pas pushimeve në resortet luksoze e defrimeve hodeniste me paratë qe ju vjelin taksapaguesve shqiptarë Edi Rama e kalifati i tij u rikthyen në vendin e krimit.

U kthyen në kryeministri e në ministritë ku miratohet vjedhja e qindra – mijëra e miliardave përmes konçesioneve, tenderave pa konkurim, por me prokurim të drejtëpërdrejtë, në marrëveshje me padronët e krimit, bosët e drogës e sadimazohistët e pushtetit që kanë kapur shtetin. Rama e banda e tij u rikthyen në parlament të futur në rresht për të legjitimuar me dhunën e kartonit shembien e simbolit të kulturěs kombëtare, Teatrin Kombëtar e grabitjen e truallit të tij për të ndertuar keopset kriminale, si lavatriçe të parave të pista.

Me çmendurinë dhe egon e një Sulltani të plotëfuqishëm Rama dhe mazhoranca e dirigjuar prej tij janë turrur, ashtu si barbarët mbi Romë, për të shkatërruar çdo gjë që ju del përpara dhe me anë të pushtetit për të kapur shtetin duke realizuar grusht shteti të mirëfilltë, puç kushtetues dhe instalimin e një shteti despotik.

Ai ka paralizuar Institucionet juridiko-kushtetuese, prokurorinë, gjykatat, parlamentarizmin, si institucionin kushtetues më të rëndësishëm, garant i demokracisë.

Ka shkelur me këmbë kushtetutën. Ka grabitur pronat publike.

Ka shitur detin dhe Kauzën Çame.

Ka vendosur traun pa alternativëe në Rrugën e Kombit për të grabitur miliarda lekë në mënyrë të paligjshme.

Sëbashku me Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin, me mbështetjen e Putinit dhe Erdoganit, u përpoqen që gjoja përmes korrigjimit të kufijëve të ndajnë Kosovën për të krijuar Jugosllavinë e Re, apo Serbinë e Madhe nëpërmjet Ballkaniadës.

Të gjitha këto skenare i ka projektuar për të instaluar dhe mbajtur pushtetin e tij tiranik.

Dhuna e kartonit, e shoqëruar me shantazhin dhe kërcenimet ndaj institucioneve kushtetuese e drejtësuesve të tyre, janë mjetet me të cilat Kryeministri Fryher ka kryer grushtin e shtetit në kuptimin e plotë juridik të kësaj fjale.

Asnjë kryeministër tjetër i majtë apo i djathtë nuk ka guxuar të dhunojë hapur kushtetutën duke ja imponuar parlamentit miratimin e ligjeve antikushtetuese, siç ishte ai i Teatrit Kombëtar.

Por ky ligj është vetëm maja e Ajsbergut në dosjen e zezë të shkatrrimit të shtetit demokratik.

Rama ja ka arritur të asgjesojë Gjykatën Kushtetuese, të kapercejë kështu vijën e kuqe që e ndan një kryeministër normal me një diktator e despot.

Për të ngritur traun pa doganë drogës dhe trafiqeve ka eliminuar organin e akuzës duke venë në krye të saj një sejmene të bindur, e cila është urdhëruar të mbyllë dosjet e Sajmir Tahirit, Xhafës e baronëve të tjerë të krimit.

Ajo po mbyll së fundmi dosjen e sadimozohistëve me në krye Taulant Ballën që në emër të pushtetit perdhunuan e torturuan një vajzë shqiptare që të kujton mizoritë e militarëve të Arkanit në Kosovë.

Shkatërrimi i prokurorisë si Institucioni më i rëndësishëm në luftën kundër krimit, spastrimi nga radhët e tij i njerëzve më të vendosur e kurajozë në betejat me bandat e Ramës e të “Rilindjes” e kanë kthyer organin e akuzës në një instrument të verbër e të paaftë për t’u përballur me peshqit e mëdhenj, siç i quante ambasadori amerikan Donald Lu.

Është i paprecedent në historinë e jurisprudencës shqiptare dhe asaj europiane rasti i dorëheqjes së 10 prokurorëve, të cilët nuk guxuan të përballen në gjygj me Shullazin dhe skuadrën e tij. Kjo nuk i ka ndodhur as Pablo Eskobarit, banditit më të famshëm të historisë. Prokurorët kolumbianë nuk patën frikë të përballen me mbretin e kokainës, sepse kishin aleatë në betejë shtetin e tyre dhe opinionin publik.

Prokuroria e Përgjithshme Arta Marku tha: “Ata kanë frikë”.

E vërteta është se Shteti i ka shitur tek Mafia, me të cilën është aksionere në lumin e parave të pista që prodhon krimi.

Mburrja e Ramës dhe e Xhafës për suksese të mëdha në luftën kundër drogës e krimit është velloja e tejdukshme që nuk ju mbulon dot lakuriqësinë. Eksporti i drogës lulëzon e është në ditët e tij më të mira. Vetëm gjatë tre muajve të fundit janë kapur 42 tonë drogë e nisur nga brigjet shqiptare.

Distrubitori i saj është pikërisht vëllai i ministrit të Brendshëm, të cilit Rama i ka dhanë garanci se nuk do të preket as një qime floku.

Vetingu në Drejtësi, si kusht i BE për hapjen e negociatave, është bllokuar nga kryeministri despot duke e shndërruar këtë proces jetik në gjueti shtrigash. Komisionet e Ramës bajnë “kurban” ndonjë anonim që nuk ka arritur të jetë i besuar për punët e tij të pista.

Grushti i shtetit në rrafshin Juridik ka ndodhur e po ndodh përditë para syve tanë.

Fronti i Bashkuar Opozitar dhe korifeu i tij Basha e kanë denoncuar vazhdimisht me forcë, me fakte konkrete, para opinionit publik e ndërkombëtarë.

Basha denoncoi oligarkizmin dhe shpalli Platformen Antimafia për të shpëtuar ekonominë shqiptare nga oligopolet e pushtetit të instaluar me mandate të blera.

Thirrja e ansamblit opozitar për t’u ngritur në këmbë për të mbrojtur me të gjitha mjetet demokratike shtetin e së drejtës e institucionet e tij nga Sulltan Rama e vandalët e tij është shpresa e vetme për të rrëzuar nga pushteti Kryeministrin puçist që ëndërron të bëhet Sulltan.