Përvjetorët e vlerave të Geghysenit

26 shtator 2015. Ishte fiksuar kjo dite solemne por edhe festive per komunitetin e gjere te Geghysenit si dita e perkujtimit te dy ngjarjeve te medha qe lidhen me kete vend,100 vjetori i renies se 16 Deshmoreve geghysenas ne masakren serbo-malazeze te Shkalles se Grise ne veren e vitit 1915 dhe 70 vjetorit te çeljes se shkolles se pare shqipe ne kete fshat ne vjeshten e vitit 1945.Per mundesite e kushtet u vendos qe keto ngjarje te perkujtohen ne nje dite,me 26 shtator 2015.Nder breza emri i Geghysenit ka qendruar ne radhet e para si ne histori ashtu dhe ne arsimimin e bijave e bijve te tij.Megjithate jo shpesh jane bere veprimtari te tilla perkujtimore e peruruese vlerash siç u bene keto 10-15 vitet e fundit.Ekzistoi nje pervoje e 60 vjetorit te shkolles dhe vendosjes se pllakes perkujtimore ne nderim te Deshmoreve ne 90 vjetorin e tyre te renies ne vitin 2005,veprimtari me vlere por qe nuk arriten te krijojne pjesemarrje te madhe nga migrimi i popullsise si dhe mundesia financiare qe eshte gjithnje ndikuese per organizime te medha e cilesore.Geghyseni,ky fshat me shume vlera meriton te mblidhet shpesh e te krijoje tradite ne veprimtari te tilla,te mbledhë ne gjirin e vet bijat e bijte e tij qe i dhane vlera ne çdo periudhe duke e çuar ne vleresimin me titullin e larte “Nderi i Kombit”…

* * *

…Thuajse nje vit perpara se te organizohet “Veprimtaria per Geghysenin” qe u quajt “Jubiletë e Geghysenit”, nje grup veprimtaresh shoqerore prej 5 vetash me qellim organizimin e nje veprimtarie cillesore kulturore te perbashket me permasa te medha e gjithe perfshirese.Neve nuk na emeroi kush,por duke e marrë vet persiper me qellimin se duhej vepruar ashtu vendosem bashkarisht te kontribuojme per komunitetin e Geghysenit dhe vlerat e tij.Une si mesues prej disa vitesh ne kete shkolle dhe duke qene pjese e organizimeve te meparshme e ndieja si obligim qytetar e shoqeror qe te ne vitin 2015 te organizohej nje veprimtari e madhe ne keto pervjetore me standarde te reja,te ishte më gjitheperfshiresh e cilesor.Sadri Oruçi,nje mesues e drejtues i perkushtuar ishte i pari drejtor i kesaj shkolle qe organizoi 60 vjetorin e kesaj shkolle,ndaj dhe ishte perseri i predispozuar qe te organizohej perseri pervjetori i saj.Hysni Osmanaj,intelektuali geghysenas i njohur jo vetem ne Tropoje por edhe me gjere,sfidon moshen dhe me dashurine per vendlindjen ndihmon me te gjitha menyrat per realizimin e saj me sukses.Shpend Nikoçi,nje geghysenas me vlera,kuader e veprimtar i njohur shoqeror,perurues i vlerave te vecanta te vendlindjes i bashkangjitet me deshire grupit organizator.Saimir Kalbaj,intelektuali i ri geghysenas,perurues i vlerave te veçanta te vendlindjes me nje dashamiresi te madhe per vlerat e Geghysenit behet promotori i organizimit.Mosha e tij me ne pjesetaret e grupit nuk korespondonte,por interesi i perbashket i tejkaloi te gjitha te tjerat. Pra,ne ishim 5 vetë,Gezim Prengzi,Hysni Osmanaj,Sadri Oruçi,Shpend Nikoçi e Saimir Kalbaj.Neve nuk na zgjodhi kush,por interesi i perbashket per te peruruar vlerat e Geghysenit na beri ta ndjejme kete pergjegjesi ndaj dhe iu vume punes me perkushtim.Pati ndonje zë “te mekur” qe na anatemoi,shprehu mosvleresim ndaj nesh,por nuk ka rendesi,te tille jane te gatuar disa njerez,vetem te perçmojne dhe nuk jane kurre ne gjendje te marrin persiper nje organizim me vlere qe ti sherbeje dikujt.Gjithsesi neve arritem ta realizojme plotesisht objektivin tone fale punes dhe mbeshtetjes se intelektualeve te mire e vleresues te Geghysenit e më gjerë.

* * *

…Komisioni i mbledhur posacerisht skicoi programin e veprimtarise i cili pretendonte shume.Mes te tjerash risia ose qershia mbi torte ishte ngritja e nje muzeu ne shkolle ku do prezantoheshin vlerat e saj 70 vjecare me aq sa do ishte e mundur.Po nje sipermarrje e tille kerkon patjeter mjete financiare,ndaj komisioni sensibilizoi pushtetin lokal,bijte dhe bijat e Geghysenit dhe biznesin qe te kontribuonin per realizimin e ketij evenimenti.Duhet vleresuar pamase kontributi financiar qe dhane geghysenasit brenda e jashte vendit,mesues e intelektuale e miq te nderuar te Geghysenit.Komisioni e beri publike mbajtjen e aktiviteti nepermes rrjeteve sociale me logon e pergatitur nga Selim Musaj.Angazhim total per pergatitjen e muzeut pasi ai do kohe dhe perkushtim.Materialet e reliket filluan te vine.Foto te rralla nga mesuesit e pare,materiale shkrimore e informacione per shkollen ne vite.Krahas kesaj,me pushtetin lokal u punua per dekorimin e shume mesuesve e drejtuesve te karrieres ne shkollë si vleresim i punes se tyre per arsimimin e gjeneratave.Keshtu korriku,gushti e gjysma e shtatorit ishin ditet e ngarkuara me pune per kurorezimin e veprimtarise. E sa me shume afrohej 26 shtatori,aq me shume shtohen emocionet,nje axhendë e ngjeshur e kesaj dite kishte pergjegjesi te madhe….

* * *

26 shtator 2018-dite e veçante e Geghysenit. …Mengjesi i kesaj dite e gjeti shkollen e Geghysenit ne nje dite feste e solemniteti.Ambienti i saj dhe tek pllaka perkujtimore ne nderim te Deshmoreve flakeronin nga flamujt kombetare.Ndersa ne B.Curri makinat e rreshtuara e te stolisura per feste po merrnin te ftuarit nga ana e anes per ti çuar ne Geghysen ku do fillonte veprimtaria.Fillimisht ceremonia filloi tek pllaka perkujtimore ku u vendosen kurora dhe tufa me lule.Pershendeti Selim Musaj i cili ju uroi mireseardhjen dhe vuri ne dukje vlerat e Geghysenit.Ishin te pranishem edhe deputetja z.Mimoza Hajdarmataj dhe kryetari i Bashkise Besnik Dushaj dhe zyrtare te pushtetit vendor.Tani te pranishmit nisen drejt shkolles ne ditelindjen e saj te 70-te.Brenda ambienteve te saj ishte muzeu i pergatitur enkas per kete rast.Mjaft interes,shume emocione e lot,fotografi kujtimi,takime brezash mesuesish e nxenesish.Dikush shkonte te banka e klasa e vet,dikush ben foto me mesuesit e vet e me shoket e klases.Kujtime e mbresa te paharruara.Libri i pershtypjeve mbante autografe e vleresime.Kenget e vallet ne oborrin e shkolles percillnin atmosferen e paharruar te kesaj dite. Pjesemarresit duke marre kujtime e mbresa te pashlyeshme nisen te organizuar drejt pallatit te kultures “Dardani” B.Curri ku do zhvillohej ceremonia.Salla e koncerteve e mbushur plot ne dekorin e bukur te Geghysenit ne sfond fton pas Himnit Kombetar z.Can Tahiraj per hapjen e ceremonise.U mbajten dy referate,referatin per kontributin e Geghysenasve ne lufterat per liri e pavaresi e mbajti mesuesi Gezim Prengzi,ndersa referatin 70 vite arsim ne Geghysen e mbajti mesuesi Sadri Oruçi.Pershendeten zj.Mimoza Hajdarmataj dhe z.Besnik Dushaj dhe te ftuar te tjere.U ndane tituj “Qytetar Nderi” e “Mirenjohje” per mesues e drejtues te shkolles nder vite.Aktiviteti u shoqerua me numra artistikë.Me pas te pranishmit shkuan ne restorant “Real” ku u shtrua nje dreke festive…

* * *

…Kjo dite do mbetet e paharruar per geghysenasit dhe ata qe ishin te pranishem aty. Sot mbushen tre vjet nga kjo feste,dhe qe pas dy vitesh do na ftoje te jemi aty ne Jubiletë e lavdishme te Geghysenit.Por nuk duhet ta humbasim krenarine nga kushtet qe krijohen.Dy gjera e kane prishur pak imazhin: Se pari,mesues te papergjegjshem e kane hequr muzeun e vetem dhe cilesor qe u ngrit ne kete shkolle dhe sot eshte skutave.Së dyti,edhe shkolla fillore e CU ne Selimaj eshte mbyllur si rezultat i zvogelimit te numrit te nxenesve. Prape do festojme pas dy vitesh geghysenas.Mos harroni.Pergatitja fillon qysh tani. Mire u takofshim ne pervjetore lavdie e vlerash !

Gezim Prengzi