Çfarë më gëzoi sot…!

Tek po pinim nga një birrë me Dodë Mirditën e Xhovalin Gjokën në Shëngjin, pranë tavolinës ku po rrinim u ndal punonjësja e postës së Shëngjinit dhe m’u drejtua mua:

-Zoti Lushaj, keni një zarfë nga Durrësi.

E mora dhe e hapa.

Më gëzoi sot ajo çfarë gjeta në këtë zarf… si më poshtë:-

Nr 1 të revistës shqiptaro-italiane “Alternativa”,  ku Fatmir Minguli kishte një shkrim të gjatë  kritik për librin  tim “Zbehje e heroizmit”.

Plus, edhe një libër poetik të të vllait të tij poet Pirros, me titull “Nëpër ikjen e viteve”.

Këtë kënaqësi po e ndaj me ju lexues të nderuar të “Limit.al”.

Zeqir LUSHAJ

Per Limit. al, nga Shëngjini, 24 Shtator 2018