Jay Z dhe Beyonce dhurojnë bursa 100 mijë dollarëshe për gjimnazistët, nderohen me “Çelësin e Qytetit”

Ata dhuruan bursa 100 mijë dollarëshe për gjimnazistë në dhjetë qytete gjatë turit të tyre “On the Run II”.

Dhe kryebashkiakja e New Orleansit, LaToya Cantrell, befasoi Jay Z dhe Beyoncen me “Çelësin e Qytetit”.

Motivi për të dy ishte angazhim i madh humanitar i çiftit, shkruhet në Instagramin e kryebashkiakes.

Beyonce është në fund të turit të përbashkët me të shoqin. Dhe një nga ndalesat ishte dhe vendi i saj i lindjes, Houston, Texas ku postoi një sërë fotosh nga koncerti.

“Dhe 9 koncerte! Houston, jam në shtëpi”