Bashkimi Evropian merr pjesë me një delegacion të nivelit të lartë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB që fillon të hënën e ardhshme në Nju Jork. Në program edhe Ballkani Perëndimor.
Bashkimi Evropian merr pjesë me një delegacion të nivelit të lartë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, që fillon të hënën e ardhshme në Nju Jork. Pjesëmarrja shoqërohet nga ideja e forcimit të Kombeve të Bashkuara, rritjes së mbështetjes për multilaterizmin dhe vendosjes në botë të një rendi që drejtohet nga ligji.
Delegacioni drejtohet nga Presidenti Jean Claude Juncker, i cili pak ditë më parë theksoi rëndësinë e multilaterizmit me fjalinë lapidar: “Bota në të cilën ne jetojmë na përket ne të gjithëve dhe jo vetëm pak prej disave”. Juncker do të flasë për partneritet strategjik BE-OKB me sekretarin e përgjithshëm, António Guterres. Ai do të flasë në Samitin e Paqes, Nelson Mandela më datën 24. Në këtë samit do të flasë edhe presidenti shqiptar, Ilir Meta.
Ministrat e Jashtëm të Ballkanit perëndimor, mes tyre ai shqiptar Ditmir Bushati dhe ai i Kosovës, Behgjet Pacolli, do të kenë një mëngjes pune me Komisionerin Johannes Hahn, ditën e martë. Kommisioneri Hahn dhe përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme Federica Mogherini, do të takohen një ditë më pas me të gjithë kryetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimor në një darkë pune.