Dy poezi nga Ismet TAHIRAJ

Në Lidhjen e Prizrenit

 

Ti ishe  në Lidhjen e Perzerenit

Si në  vetëmi

Sot ish unë  por pa një krah

Udhë e lashtësisë

Kështu s’do me na pa.

Ti rrije dhe kundroje

Qepjën e rekuizitave

Që I veshnin dikur njerëzia

Unë mendova mos  ishe

Ti ajo qe do të m’i

Dhuroje një palë petka

Dhe unë  poete për ty

Një  si përvelonjës  dielli.

 

II.

Ah thash as  hije jote

S’qenka këtu

Mos vallë  u marrosa nga vapa

Trajtja e hijës sate kishte

Mbeturë  relikt

Në muzeun  e Lidhjës

Unë  e fotogafova në

Kujtesën time

Eh sa rrëke gjaku

U derdhën moteve

E froni na  na pret për takime

Dhe një  djep me shokëz

Si shenjë e ngadhnënjimit….

 

12 qershor 2018,

Prizren

 

 

GJAKFTOHTË

-Poetës-

 

Mbrëmë  ngjiteshmi  krejt gjakftohët

Nëpër deget  e trendafileve,

Assi te puthëshemi

As ti preknim durët

Vetëtitmat shkrepnin

Ne oreolin tonë

Ku  Erosi kishte shtëpinë

Psallmet na I dha për gjallërinë

Po degë e trendafilit  disi u shkërmoq

Ne mbetem në ajër kuturu

Si kaçadre pas erës se kamomilit

Dikush na tha

Preke furkën  preke

Lëngu I  rrëshires na heq tutën.

Forca e merr ngutjen

Spekrti I zjarrët e ndez lahutën

Për  Kumt  te tjerët e lavrojnë fushën

Vijnë nëtetë tjera me tambura

Pa gjumë e lëmi furkën.

 

II.

Mbrëmë deri dy  te mëngjezit

Nuk kam fjetë

Alkimistet nuk e di

ne cilën eprovetë na kanë vënë

Gënjeshtra po tallandiset po

Poshtë e përpjetë

Te ne as një pike shi

Ara e jonë  pa  bereqet  …..

 

Ti pështjellurë e vetëmisë

Unë gisht n’terr

Ec e dije mjaullimën e maces

Fëshhurë mes dushqeve te zi

Zbrzëtia bie veç shi

Sharje e servier na akuarium

Tashë ti gjeje formulën e gjëgjëzës

Veç  mos fërshlle shumë

Fushës s’na I vijnë qershitë e arrira

S’I ha as ti as unë cok

E qillin e gjejmi pa cak e pa fund ….

 

Bulec  2017