Cilët janë qytetet me vështirësinë më të madhe në shqiptim?

Qyteti i Ptuj-it në Slloveni është cilësuar si qyteti më vështirësinë më të madhe në shqiptim nga pushuesit britanikë.

Sipas një studimi të fundit, publikuar ne Daily Mail,  studim i kryer në lidhje me qytetet të cilat shqiptohen më me vështirësi, qyteti piktoresk i Ptuj-it në Slloveni, ishte ai që u rendit në vend të parë. Nga të gjithë të anketuarit, rreth 92 për qind e shqiptuan atë gabim.

Në vend të dytë si qyteti me vështirësinë më të lartë për t’u shqiptuar ishte qyteti Guimaraes në Portugali, i cili shqiptohej gabim nga 88 për qind e të anketuarve.

Rijeka në Kroaci renditet në vend të tretë  me rreth 84 për qind që e shqiptojnë gabim. Shkupi në Maqedoni renditet në vend të katërt me rreth 80 për qind që e shqiptojnë gabim. Oaxaca në Meksikë renditet e pesta me rreth 76 për qind që e shqiptojnë atë gabim. Sitges në Spanjë, renditet në vend të gjashtë me rreth 72 për qind e të anketuarve që e shqiptojnë atë gabim.

Bloemfontein në Afrikën e Jugut, renditet në vend të shtatë me rreth 65 për qind e të anketuarve që e shqiptojnë atë gabim. Ljubljana në Slloveni renditet në vend të tetë me rreth 61 për qind e të anketuarve që e shqiptojnë atë gabim, qyteti Gstaad në Zvicër renditet në vend të nëntë me rreth 55 për qind e të anketuarve që e shqiptojnë atë gabim, Taormina në Itali renditet në vend të dhjetë me rreth 48 për qind e të anketuarve që e shqiptojnë atë gabim, Llanelli në Uells renditet në vend të njëmbëdhjetë me rreth 46 për qind të të anketuarve që e shqiptojnë atë gabim.

Wroclaw në Poloni renditet në vend të dymbëdhjetë, me rreth 44 për qind të të anketuarve që e shqiptojnë atë gabim, Lesotho në Afrikën e Jugut, renditet në vend të trembëdhjetë me rreth 41 për qind të të anketuarve që e shqiptojnë atë gabim. Dy qytetet e fundit janë Tijuana në Meksikë që renditet në vend të katërmbëdhjetë, me rreth 37 për qind të të anketuarve që e shqiptojnë atë gabim dhe në vend të fundit të kësaj renditjeje, është qyteti i Taipeit në Tajvan me rreth 33 për qind të të anketuarve që e shqiptojnë atë gabim.

Më poshtë do të shikoni edhe listën me 15 prej qyteteve që shqiptohen me shumë vështirësi:

Ndërsa përsa i përket vendeve të veçanta në qytete të ndryshme, si më i vështiri për t’u shqiptuar është cilësuar vullkani në Islandë Eyjafjallajökull (Ay-uh-fyat-luh-yoe-kuutl-uh), me rreth 95 për qind të të anketuarve që e shqiptuan atë gabim.

Pas vullkanit, si një prej vendeve më i vështirë për t’u shqiptuar është lumi Chao Phraya (në vend të dytë me rreth 74 për qind e të anketuarve që e shqiptojnë atë gabim), Parku Güell (në vend të tretë, me rreth 68 për qind e të anketuarve që e shqiptojnë atë gabim), rruga Khaosan (në vend të katërt me rreth 57 për qind e të anketuarve që e shqiptojnë atë gabim), Burj Khalifa (në vend të pestë me rreth 55 për qind e të anketuarve që e shqiptojnë atë gabim), Sagrada Familia (në vend të gjashtë me rreth 53 për qind e të anketuarve që e shqiptojnë atë gabim), Machu Picchu (në vend të shtatë me rreth 48 për qind e të anketuarve që e shqiptojnë atë gabim), Arc de Triomphe (në vend të tetë me rreth 45 për qind e të anketuarve që e shqiptojnë atë gabim), Louvre (në vend të nëntë me rreth 37 për qind e të anketuarve që e shqiptojnë atë gabim) dhe kulla Eiffel (në vend të dhjetë me rreth 35 për qind e të anketuarve që e shqiptojnë atë gabim).

Ky studim u krye nga Bolsover Criuse Club, e cila pyeti rreth 2000 britanikë, dhe jo vetëm në lidhje me vështirësitë që ata kishin në shqiptimin e qyteteve apo të vendeve të caktuara por edhe në lidhje me emra ushqimesh dhe shprehjesh të ndryshme.

Sipas këtij studimi, gjuha greke është më e vështirë për t’u shqiptuar nga britanikët, duke vijuar më pas me gjuhën sllovene, suedeze, gjermane dhe kroate.

Disa prej emrave të ushqimeve më të vështira për t’u shqiptuar ishin bourguignon (bur-gen-yon) franceze, prosciutto (pro-shoot-toe) italiane dhe quinoa (keen-wah).