Nga Abdulla Mehmeti
Mediat në gjuhën maqedonase u japin hapësirë edhe partive politike, grupacioneve dhe individëve që shprehin qëndrime ndryshe, që zhvillojnë edhe propagandë kundër Marrëveshjes së Prespës, kundër referendumit të 30 shtatorit dhe kundër integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, ndërsa mediat në gjuhën shqipe, sidomos televizionet, nuk i preferojnë grupet e qytetarëve, intelektualët dhe individët që mendojnë ndryshe, as ata që kontribuojnë dhe u sqarojnë qytetarëve shqiptarë se cila është e vërteta në lidhje me këto çështje, pse duhet të deklarohen për referendumin dhe të ardhmen e Maqedonisë dhe të shqiptarëve në NATO dhe BE!
Siç duhet, në Maqedoni funksionojnë dy pushtete paralele, ai shtetëror dhe ai i disa partive politike, apo i nëntokës kriminale dhe mafias!
Mjerë qytetarët me këto dy pushtete, nëse struktura dhe segmente të caktuara të tyre bashkëpunojnë në heshtje, mund ta rrezikojnë shtetin dhe të ardhmen e qytetarëve të tij, dhe nuk ndërmerren masa urgjente nga faktori ndërkombëtar, i cili siç duket, po nga ky fakt është shumë i pranishëm kohën e fundit në Maqedoni, si në asnjë vend tjetër, në asnjë kohë dhe për asnjë rast, kur edhe kanë ndodhur tragjedi e katastrofa me përmasa të mëdha!
Ka diçka këtu që nuk u shpjegohet qytetarëve, e që do t’i del boja së shpejti. Urojmë që drita e së vërtetës ta mund errësirën dhe e drejta të triumfojë mbi krimin!
(18 shtator 2018)