Në vitin e largët 1963, vetëm 153 persona kishin arritur të kapnin moshën 100 vjeçare në Japoni, por kur jemi në vitin 2008 në këtë shtet tashmë janë mbi 70 mijë të moshuar që kanë arritur të festojnë të paktën 100 ditëlindje.
Në raport me vitin e kaluar, numri i 100-vjeçarëve në Japoni është rritur me të paktën 300 persona, duke kaluar numrin 70 mijë.
Ajo që bie në sy në këtë shifër është se 90 përqind e të moshuarve janë femra.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Punës në Japoni, rritja e plakjes sociale dhe zgjatja e jetëgjatësisë ka nisur të evidentohet 48 vjet me radhë. Në vitin 1963, në Japoni kanë jetuar vetëm 153 njëqindvjeçarë, thuhet në njoftimin e ministrisë. Numri është rritur në një mijë në vitin 1981, ndërsa në vitin 1998 ishin 10 mijë. Ky numër në vitin 2012 ishte shtuar në 50 mijë persona që kishin kaluar moshën 100-vjeçare.
Personi më i vjetër në Japoni është një grua 115 vjecare që quhet Kane Tnaka, raportoi Ministria e Shëndetësisë në Japoni. Burri më i vjetër në Japoni Masazo Nonaka, të mërkurën ka festuar ditëlindjen e 113-të.