Maxhun Peka: Biseda ime me Mehmetin dhe Enverin kur i përktheja…

Zoti Peka, keni shërbyer në 13 vjet si diplomat në Vietnam, gjatë kohës së luftës, keni shërbyer nga vitit 1982 deri në vitin 1988 në Francë dhe nga vitit 2006 deri në vitin 2013 në Kinë. Pas 50 viteve shërbim në diploamci, a jeni i kënaqur me atë që keni bërë?

Mendoj se kur bëj konkluzione të tërë veprimtarisë sime në fushën e diplomacisë mendoj se në të gjithë vendet ku kam punuar, kam patur sukses. E kam ndjerë vetën dhe e ndjej në përgjithësi të kënaqur. Në këtë detyrë kam patur moton që je përfaqësues i shqiptarëve. Ambasada kurrë nuk ka qenë e imja. Ambasada është e shqiptarëve dhe gjithmonë jam përpjekur tu shërbej shqiptarëve.

Sapo keni botuar librin “Një jetë në diplomacy”. Përse vendosët ta shkruanit këtë libër?

Unë në fakt gjithmonë kisha mbajtur shënime, por ansjëherë nuk e mendoja se do shërbenin për të shkruar një libër. Në vitet e fundit mendova unë kam një jetë të tërë. Kam panuar në kushte të ndryshme. Mendova po shkruaj edhe unë kujtimet e mia. Para disa vitesh, më kujtohet, (Unë kam vetëm një nip) dhe po i bëja pak moral. Po i tregoja vitet e vështira të fëmijërisë sonë dhe po i tregoja se kemi hequr keq për tu shkolluar, apo për varfërinë, ai më shikoi dhe më tha: Gjyshi, unë jetoj me të ardhmen nuk jetoj me të shkuarën. Dhe i thashë: Darli, ti jeton me të ardhmen sepse nuk ke të shkuar. Por gjyshi jeton me të shkuarën sepse nuk ka të ardhme. Por i bindur se pa të shkuar nuk mund të ketë kurrë të ardhme, mendova që ti hedh shënimet e mia dhe kur nipi të jetë rritur do thotë: Ky ishte gjyshi im.

Çfarë ndodhi që u futët në diplomaci?

Unë studiova në Vietnam për letërsi. Kur u ktheva në Shqipëri, isha I bindur që ishte gjuhë e papërdorshme. Por ndodhi ajo që dihet. Vietnami u përfshi nga luftë dhe u bërë vendi i lajmeve në tërë botën. Ishte koha kur delegacione të shumta nga Vietanimi i Veriut dhe Vietnami i Jugut vinin në Shqipëri dhe unë luaja rolin e përkthyesit. Më pas u hap ambasada. Punova atashe, sekretar dhe më pas ambasador.

Jn jeni nga Kruma e Hasit. Familja Peka njihet në atë zonë. Më ka bërë përshtypje që babai juaj ka qenë në Brigadën e 5-të dhe një bisetë e tij me Enver Hoxhën.

Familja ime ka qenë një familje modeste në Has. Babai ka qenë në Brigadën e 5-të. Vëllai I madh ka qenë më interesnat. Ka marrë pjesë në ato që u quajtën provokacionet e gushtit në vititn 1949 në kufi me Greqinë si ushtar i dallaur. Ai kishte bërë një shkollë elementare në zonën tonë dhe për kohën quhej i shkolluar për ato vite dhe e futën në parti. Kur u kthye në fshat gjyshi mësoi se nipi ishte bërë komunist. Por gjyshi e urdhëroi të dilte nga partia. Dhe vëllai e dëgjoi dhe doli nga partia pas lutjes që bëri me shkrim. Duhet të jetë e rrallë kjo. Kur unë hyra në parti më thanë: Mos edhe ti më pas do bësh lutje që të dalësh nga partia? Përgjigja ime ishte: Gjyshi tashmë ka vdekur.

Filluat punën si përkthyes. Kë keni përkthyer?

Në 1964 ka qenë delegacioni i parë që erdhi nga Vietnami dhe unë e kam përkthyer. Mbaj mend që ka qenë zëvendëspresidenti i Bashkimeve Profesionale. Për herë të parë kam përkthyer kryeministrin Mehmet Shehu dhe një javë më vonë Enver Hoxhën.

Si ishin Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha? A mund të na i përshkruash? Besoj ju si një djalë i ri në moshë dhe profesion, kishit shumë emocione kur punonit për ta?

Çfarë është e vërteta unë nuk i kisha parë asnjë nga afër. Kisha emocione. Kisha shumë kujdes. Por bëja punën si robot. Përktheja. Kur mbaroi takimi, Mehmeti më dha dorën dhe më pyeti: Ku e ke mësuar vietnamishten? I thashë se kisha studuar atje. Na ke përkthyer shumë mirë.

Si e kuptoi ai që ju kishit përkthyer shumë mirë?

Shiko më tha ne na ke përkthyer shumë mirë. Se si i ke përkthyer atyre nuk e dimë.

Po me Enver Hoxhën?

Ndërsa me Enver Hoxhën ka qenë më dnryshe. Në hyrje të sallës ku ishte delegacioni na dha dorën me radhë. Më pyeti po ju, përkthyesi? Po, iu përgjigja. Nga orgjinali apo nga frëngjishtja? Pas takimit me delegacionin Enver Hoxha më takoi dhe më tha; Po ti more qerrata ku e ke mësuar vietnamishten? I tregova se kasha studiuar atje. Ai vazhdoi: Interesant sa mirë e ke mësuar. Mora guximin dhe i thashë se është gjuhë pa perspektivë. Por ai më tha jo. Ka shumë perspektivë madje. Ne do hapim ambasadën tonë atje. Duket se këtu nisi karriera ime.Më pas kam përkthyer shumë herë të tjera te Mehmeti dhe Enveri.

A dukeshin të frikshëm Mehemti dhe Enveri?

Në fillim është emocioni por pastaj kur futesh në bisedë, kalohen. Pastaj unë vetëm përktheja një herë për këtë palë dhe një herë për palën tjetër. Nuk ekzistonte më kërrkush aty. Ishte vetëm biseda që bëhej.

Si ishin 13 vitet që shërbyet në Hannoi? Si e përjetuar luftën? Nga atashe, në sekretar, sekretar ambasade dhe më vonë si ambasador, si ishte të shërbeje atje kur luftohej dhe në çdo kohë kishte bombardime??

Lufta në Vietnam kishte kohë që kishte filluar që në marrëveshjen e Gjenvës që Vietnami ishte ndarë më dysh. Amerikanët u angazhuan për atë që quhej procesi domino. Donin të ndalonin shtritrjen e komunzmit në vende të tjera të Azisë Juglindore. U angazhuan në fillim me bisedime dhe më pas situata shkoi në luftë. SHBA ka patur mbi 550 mijë trupa ushtarake që shkuan dhe luftuan në Vietnam.

Nga këta 60 mijë u vranë.

Po, pak a shumë. Por për vietnamezët shifra shkon mbi 3 milionë.

Pra nga kjo luftë u vranë 60 mijë amerikanë dhe 3 milionë vietnamezë?

Po.

A mund të na trehoni një moment si e këni përjetuar luftën. Në libër ju përkshkruani një histori kur shkuat në postë të postonit një letër për familjen dhe aty nisën bombardimet. Me sa di unë të dy fëmijët tuaj kanë lindur në Hannoi?

Po. Ka qenë prilli i vitit 1972. Bombardimet po bëheshin në paralelin 22. Isha duke ecur drejt postës. Kisha bërë 10 minuta rrugë kur fillojnë sirenat e alarmit. Nisën bombardimet dhe të shtënat e kundërajrorëve. Unë vazhdova rrugën ,ndërsa vietnamezët më thoshin kthehu sepse në ambasada jeni më të sigurtë. Po unë vazhdova rrugën dhe e postova letrën. Më pas filluan përsëri bombardimet. Hyra në strehimin e një hoteli dhe nga kjo shpëtova. Aty ka qenë edhe Jane Fonda. S

Për atë që nuk e dinë, artisja amerikane Jane Fonda ka qenë kundër luftës në Vietnam dhe shkoi madje vetë në Hannoi.

Po është e vërtetë. Ajo vinte shpesh në Vietnam sepse ishte kundërshtare e luftës dhe rpitejs huëm mirë. Bombardimet vazhduan deri më 11 tetor 1972. Qemal Rrahmani ishte i Ngarkuar me Punë në ambasadën shqiptare në Vietnam. Kishte lënë takim më 11 tetor në orën 11 në ambasadën Franceze. Mbërriti në 10.58 dhe futet në sallonin e pritjes te ambsadaroi. Në këtë kohë një avion bën pikatën dhe lëshon bombën. Nga 7 veta që ishin në ambasadë 6 vdiqën. Për fat Qemali arriti të dalë në aktin e parë nga xhamat por me plagë shumë të rënda. Damarët e qafës ishin prerë. Për aft shpëtoi. Më pas ishin dy shoferët tanë, njëri që kishte ardhur një ditë më parë dhe tjetri që do ikte pas një dite. Të dy ishin bashkë dhe u fshehën aps një peme të madhe. Njëri mori një cifël në qafë dhe tjetri në këmbë. Me makinë gjysmë të shkatërrua por arritën të shkonin në spital dhe shpëtuan. Ky ishte bombardimi i fundit deri më 18 dhjetor 1972.

Ju keni qenë në atë kohë kur ishte rob lufte edhe ushtari amerikan që më vonë u bë senator, John McCain?

Po. E di këtë histori se kam qenë pikërisht aty. Ushtaraku McCain ka qendruar rreth 5 vjet rob lufte në Hannoi. Ishte mes 400 ushtarakëve të tjerë amerikanë. Madje në shumë momente thuhej se do ti vrisnin. Por nuk ndodhi kështu.

Cili ka qenë momenti më i vështirë juaj që e keni perjetuar vetë?

Po. Në fakt të gjithë familjet e ambasadave të tjera ishin larguar. Ne shqiptarët i mbanim atje familjen tonë. Porosia e Tiranës ishte që në ditë gëzimi dhe hidhërimi ne jemi me popullin Vietnamez. I kemi mbajtu atje fëmijët. Ishte interesante se sa herë që ngjisja shkallët e  ambasadës në mëngjes, në orën 07.0 komunikoja me një nëpuëns të ministrisë së Jashtme të Vietanmit e cila ishte shumë afër godinës së ambasadës. Ai më përshëndeste mirëmëngjes shoku Peka. Unë ia ktheja mirëmëngjes shoku Çu. Ai: I keni larguar gratë dhe fëmijët? Dhe unë ia ktheja: Në gëzim dhe hidhërim jemi me popullin vietnamez. Ai vazhdonte: Po ne I kemi larguar fshtarave gratë dhe fëmijët? Dhe unë vazhdoja refrenin: Shoku Çu , në gëzim dhe hidhërim jemi me popullin vietnamez. Kjo bisedë përsëritej çdo mëngjes. Kjo ishte oprosisa e Tiranës.

Përse Tirana e mbështeste Vietnamin?

Në atë kohë Shqipëria kishte një qendrim me të gjithë vendet e Lindjes. Lufta ndaj imperializmit amerikan dhe solidaritetin me Vietnamin ishin terma dhe politika e ditës.

Si e ka mbështetur Shqipëria Vietnamin vetëm me fjaë apo e dhe materialisht?

Jo vetëm me fjalë. Me sa di unë ndihma e Shqipërisë për Vietnamin ka qenë 3 milionë dollarë në vit.

Vërtëtë? Si ka mundësi? Shqipëria e varfër ndihmonte me 3 milionë dollarë në vit Vietanim!

Ka qenë ndihmë e kësaj natyre. I dërgonim tekstile, unfiorma ushtarake, produkte farmaceutike, tela bakri etj.

Dhe kjo ishte 3 milionë dollarë në vit?

Po. Mendohej se lufta në Vietnam ishte luftë edhe për Shqipërinë. Sipas vijës së kohës amerikanët që kishin hapur front në Vietnam ndoshta ai front mund të ishte në Shqipëri. Pra vietnamezët luftonin edhe për ne. Detyra jonë ishte ta ndihmonim.

Pas vitit 1990 në disa gazeta kanë dalë fakte dhe janë dhënë dëshmi që disa ushatarakë shqiptarë kanë marrë pjesë në luftë në Vietanm për marrje eksperience dhe deri në luftime. Ju kishit diejni si atashe, sekretar dhe më vonë si ambasador?

Ka patur grupe ushtarakësh që kanë ardhur për të marrë përvojë në Vietnam. Thuhet që në në vitet 60- kanë qenë ushtarakë atje, por unë nuk kam qenë në ambsadë. Në vitin 1972 ka patur një grup ushtarakësh që erdhën për përvojë. Në të gjithaa takimet që kanë patur unë kam përkthyer për ta. Po rata që kanë qenë në vitet 60 për përvojë në Vietnamin e Jugut unë nuk kam qenë në ambasadë dhe bëhet fjalë për një kohë më të hershme. Atëherë nuk kishim ende ambasadë. Unë do doja madje ti takoja sot ata ushtarakë dhe ti nijihja.

Në vitin 1982 ju u emëruan befas ambasador i Shqipërisë në Francë. Nga Hasi në Vietnam unë e kuptoj por nga Hannoi në Paris nuk e kuptoj. Enver Hoxha mund të kishte emrëruar në ambasadën më të rëndësishme të Shqipërisë një gjirokastrit një korçar por jo nga nga Hasi. Çfarë ndodhi?

Edhe unë jam habitur. Kur më njoftoi shifranti mendova se ishte shaka, por me njoftime të tilla nuk bëhej shaka.Lexova radiogramin: Me vendim të Byrosë politike jeni emëruar ambassador i Shqipërisë në Francë. Unë nuk e kisha mendur se do isha amabsador atje. Çdo diplomat e ka ëndërr të jetë ambasador në paris. U çudita.

Kujt i kishte shkuar ndër mend|?

Këtë nuke di, por patjetër që Enver Hoxha ka propozuar. Kurrkush tjetër nuk mund të propozonte. Interesnate është se Franca ndoshta mund të mos jepte agreementin. Unë kisha studiuar në Vietnam ish koloni franceze, kisha punuar në Algjeri ish koloni franceze dhe po shkoja ambsador. E vërtetë, ishte e rëndësishme dhe diçka e madhe.

Megjithatë kur ju u emëruar ambasador në Francë Shqipëria kishte kaluar tronditje tektonike në politikë dhe jo vetëm. Kryeministri Mhemet Shehu ishte gjetur i vdekur dhe ajo që ju keni dhënë në libër që ai është vrarë dhe jo vetëvrarë. Madje në çdo frazë që keni shkruar për Mehmet Shehun e keni shkruar vetëvrasje por në kllapa vrasje. Pas tij u zbulua ai që u quajt grup armiqësor me në krye Kadri Hazbiun. Si e morët këtë detyrë? Vërtrëtë në Vietanm ishte luftë por në Paris do ishit në qendër të ciklonit?

Ku punon në diploamci je në sistemin e ministrisë së Jashtme. Drejtohesh nga ministria e Jashtme dhe politika e jashtme. Politikën e jashtme e vendosnin të tjerët kongreset dhe komiteti qendror. Kështu në punën tonë zbatonim porositë e ministrisë së jashtme.

Zoti Peka si a rinit ta ndanit ju shërbimin ndaj shtetit shqiptar dhe shërbimit ndaj ideologjisë. Si e ndanit këtë?

Ne bënim detyën që duhet kryer. Ne ndanim literaturën që na jepej. Bëja një krahasim. Ambasada e Koressë së Veriut dërgonte n Shqipëri veprat e Kim Ir Senit. Askush nuk i lexonte dhe i hidhnin poshtë. Edhe ne kur dërgonim në Francë veprat e Enver Hoxhës nuk i oexonte kush. I hidhin poshtë. Ishte revista “Shqipëria e re”. I jepnim falas në gazeta shoqatave etj. Ata nuk kishin nevojë sepse e njihnin mirë realitetin këtu.

Ju vetë i keni bërë pyetje vetës kur ishit ambsador në Francë që si ka mundësi që profesori i frëngishtes Enver Hoxha u bë diktator?

Kjo është pyetje për çdo shqiptar. Të gjithë e dinë pak a shumë jetën e tij. Profesor i frëngjishtes që u bë diktator? Pothuajse të gjithë diktatorët e Afrikës i kishin bërë studimet ën Francë. Kur unë shkova në Paris në 1982 Franca e dinte jetëgjatësine e Enver Hoxhës. Mjekët shqiptarë që vinin në Francë bënin konsulta dhe mjekët francezë që duhet thënë se dy tre kanë ardhur në Shqipëri, e dinin mirë gjendjen shëndetësore të Enver Hoxhës. Ka qenë kryetari i shoqatës së miqësisë Pol Miliez. Miliez ka qenë intelektual i niveleve shumë të larta. Një person me shumë autoritet në të gjitha shtresat e Francës edhe në gazetari. Për mjekësinë ishte kreu i mjekësisë franceze. Në këtë kohë ai nuk e ushtronte profesionin, por ai kishte mjekuar dhe kuruar deri mbretër. DMTH ishte një nga personat shumë të përmendur në Francë. Dhe ishte kryetar i shoqatës së Miqësisë Francë-Shqipëri. Kur mbërrita në Francë më priti në një vizitë kortezie. Ishte takim intereanat. Biseduam për Vietnamin. Në një moment më tha; Lexova librin “Titistët” të Enver Hoxhës. Ishte i bukur si një roman. Por aty thuhet se Mehmet Shehu ka qenë poliagjent. Mua nuk më impresionon aspak. Të jesh i bindur zoti ambsador që edhe politikanët e niveleve më të larta në Francë, me përjashtime të rralla, nuk arrijnë në këto nivele në qoftëëse nuk kanë mbështetje të shërbimeve të fshehta. Më tha jam borgjez, jam katolik, antikomunsit dhe e dua Shqipërinë. Më tregoi se Shqipërinë e kishte njohur nëpërmjet Mehmet Shehut. Kishte një simpati tepër të veçantë për Mehmet Shehun. E ka shkruar edhe në libër. Një libër që nuk u përkthye kurrë në Shqipëri.

Në atë libër që Pol Miliez thotë që Mehmet Shehun e vranë, jo u vetëvra?

Nuk merret me atë çështje, por shkruan se është enigmë. (Në libër shkruhet: Ka gjithashtu krime të maskuara si vetëvrasje, ka edhe vdekje për shkak bindjesh. Një nga miqtë e mi-shkruan ai pa i përmendur emrin e Mehmet Shehut,-persoanzhi lartë i një republike në Evropën Lindore, vdiq kështu dhe unë nuk mund të dhe as që shpresoj kurrë të ëmsoj të ëvrettën. Familja e tij, nga turpi, dhimbja apo nevoja, edhe ajo është zhdukur. Unë e njihja mirë atë. Me të zhvillonim biseda të gjata filozofike, në mos teologjike, të cilat janë padyshim, të palejueshme në parti.)

Zoti Peka si ka mundësi që ky borgjez dhe katolik i madh dhe po aq antikomunist i madh mjekonte një diktator komunist?

Ai është interesuar dhe me herën e parë që ka ardhur në Shqipëri ndoshta ka vizituar Enver Hoxhën por asnjëhërë tjetër. Ai merrej me mjekë të thjeshtë që vinin në Shqipëri dhe i thërriste në shtëpinë e tij mjekët për konsulta mjekët më të mirë  të Parisit, kur vinte grupi I mjekëve shqiptarë njoftohej nga ambasada Pol Miliez dhe ata pastaj bënin konsulta për shëndetin e Enverit. Aq ishte puna e ambasadës.  Në Francë shtypi shkruante se Miliez ishte doktori i Hoxhës, ndërsa shqiptarët thoshin se asnjëhërë nuk e ka vënë stetoskopin në trupin e Enverit. E vërteta është se nuk e ka vënë stetoskopin për të vizituar Enver Hoxhën por ka qenë prezent në çdo konsultë për shëndetin e tij.

Domethënë kaqenë mjeku I Enver Hoxhës?

Në dhjetor të 1983 erdhi në Shqipëri një neuro kirurg që të vizitnte Enver Hoxhën. E vizitoi dhe kur u kthye e prita në aeroport dhe më thotë: Nëse ai (Enveri) nuk punon më por rri krejt I qetë mund t’I zgjatet jeta ndryshe është I mbaruar.

Domethënë ju jeni nga njerëzit e parë që pak a shumë e dinit jetën e Enverit…

E dinin dhe francezët që jeta e tij ishte e shkurtër , ata prisnin ndryshimn pas vdekjes së Enver Hoxhës. Në Francë ka ekzistuar mendimi se ndoshta Ramiz Alia do ishte një Gorbaçov I Shqipërisë.

Sipas rregullit të asaj kohe njerëzit e thjeshtë për kurime jashtë shtetit coheshin në Hungari, anëtarët e komitetit Qëndror në Romë dhe në Vienë,  ndërsa byroja politike në Paris. Ka ardhur gjithë byroja politike në Francë?

Një numër shumë i madh i Byrosë Politike ka qenë në Paris. Adil Çarçani, Manush Myftiu , Simon Stefani, Lenka Çuko etj.

-Ishte e bezdisshme kjo që merreshe me të gjithë?

-Ishte ngarkesë.

-Si ishte vëmendja e medias franceze ndaj Shqipërisë?

-Me gazetarët më me emër të Fracës kam pasur marrëdhënie shumë të mira. Një diplomat nëse nuk do të kishte marrëdhënie të mira me shtypin do të kishte mangësi. Dërgonin gazetarë në Shqipëri, bisedonin probleme politike, ishin burim i jashtëzakonshëm për punën e një diplomati. Edhe ne mbanim qëndrimin tonë, kur takoheshim bisedonim me ta. Iu thoshim që Shqipëria ka hije dhe dritë. Andre Fonten kërkoi të vinte të intervistonte Enver Hoxhën. U bë gati, pala shqiptare preu dhe biletën e avionit dhe disa ditë para se të vinte në Shqipëri i thanë: Ju mund të vini në Shqipëri, mund të vizitoni #farë të doni por Enver Hoxhën nuk do ta intervistoni.  Ndaj ai e anuloi udhëtimin. Unë I thashë që biletat i ke të tuat, kur të të mbushet mendja që të vizitosh Shqipërinë mund të vish. Në vitin 1984 donte të vinte në Shqipëri por mesa duket dikush nuk donte që intervista të bëhej… Ai e mori si një fyerje këtë…  Enver Hoxha nuk pranonte të jepte intervista. Gazetarët francezë kërkonin shumë ta intervistonin .

Pol Miliez ka thënë: Kur e pyeta Enverin kush ishte arsyeja që po e mbante Shqipërinë të izoluar ai u përgjigj: “Doktor unë  do ti mbaj kufijtë mbyllur edhe për disa vjet sepse nëse I hap kufijtë shumica dërmuese do të emigrojnë sic kanë bërë në shekujt. Shqiptari është I aftë të japë maksimumin në tokë të huaj ndërsa përvendin e vet nuk kontribuon.” Jeni në dijeni të kësaj?

Jo nuk jam. Ndoshta është bërë në bisedën që është bërë në vitin 1984. Atëherë Pol Miliez ka qenë në Shqipëri për 40 vjetorin  e clirimit.  Kur u kthye doktori në Francë kërkoi që ti sillnin procesverbalin e bisedës së tij me Hoxhën.

Zoti Peka, ju e kuptonit që sistemi komunist po binte në Shqipëri?

Fenomeni Gorbaçov ishte tepër i njohur dhe tepër i mirëpritur . Shpresonim por deri në 1988 asnjehërë në Francë nuk është menduar se Perandoria e Lindjes do të binte. Takimi I Rejkjavikut mes Gorbaçovit dhe Ronald Regan për raketat, e tronditi Europën. Sepse një farë mirëkuptimi midis këtyre superfuqive Evropën e linte të pasigurt.  Ka pasur mjaft probleme në atë periudhë, një farë përpjekje për të krijuar polin e tretë.

Lëvizja e Nëntorit 1990, sa vlerë reale kishte?

Ishte lëvizja e fundit në vendet e Evropës Lindore. Ishte dominoja e fundit.Guri i fundit I dominosë ishte Shqipëria.  Sido që të jetë, ishte e destinuar të binte. Shqipëria nuk ishte as në lindje as në Perëndim.

Për ata që nuk e dinë, Maxhun Peka është xhaxhai i kolegut Çim Peka. Si i keni marrëdhëniet me Çim Pekën, nipin tuaj?

Për të filluar gazetarinë e kam ndihmuar unë. Mbaroi juridikun dhe pa punë vinte te Partia Demokratike. I thashë: Provo të shkruash diçka… E shkroi dhe i thashë: Nuk jam shumë i kënaqur, provo dhe një tjetër… E provoi dhe të dytin, dhe sërish i bëra vërejtjet e mia.  Ja dhashë Mehmet Elezit. Më pas Qemal Sakajevës dhe me pas ia dhanë Fahri Balliut, dhe ai e botoi në gazetë. Pastaj u punësua atje dhe filloi jetën e tij, mënyrën e tij të jetesës dhe të komunikimit.