Ballina Sport Champions League dhe Europa League startojnë këtë javë me këto super duele

Champions League dhe Europa League startojnë këtë javë me këto super duele

Për botën e futbollit kjo javë është shumë e rëndësishme.

Kjo javë shënon fillimin e dy kompeticioneve më prestigjoze europiane për klube, konkretisht UEFA Champions League dhe Europa League.

Champions League ku do luhet të martën dhe të mërkurën do na dhurojë duele magjike ku mund të përmendim sfidat: Liverpool – PSG; Real Madrid-Roma ; Inter- Tottenham dhe Monaco- Atletico Madrid.

Emocione pritet të japin edhe ndeshjet e Europa League. Pas super ndeshjeve të mesjavës në kompeticionet europiane ekipet do luajnë në kampionatet e tyre resprektive ku dhe fundjava ka disa duele fantastikë.