Receta e ditës/ Rukola me salmon

Përbërësit:

200 g salmon

1 pako Certosa Light (lloj djathi)

50 g rukola

50 domate

30 vaj

10 lëng limoni

kripë dhe piper

 

Përgatitja:

Hapim fetat e salmonit dhe i lyejmë me djathin Certosa Light, ndërsa lart shtojmë disa gjethe rukola. I rrotullojmë duke i dhënë formë dhe i vendosim në frigorifer.

Përpara servirjes i presim në mes. Salmonin e përgatitur e vendosim në një pjatë ku kemi shtruar më parë gjethe rukole si dhe domate të prera në formë kubike. Në një enë bashkojmë vajin, limonin, kripën dhe piperin dhe masën e krijuar ia shtojmë lart.