‘Aleksis Tsipras është çam’! Historiania shqiptare ‘tërbon’ grekët, lajmi ‘pushton’ faqet e para të të gjitha mediave

Vetëm pak ditë më parë, kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, bëri një deklaratë të fortë kundër shqiptarëve, teksa u shpreh se çështja çame nuk ekzistonte, kur po fliste për marrëdhëniet mes dy vendeve.


“Të rishikohen kufijtë e detit, varrezat dhe librat e historisë. Duhet të rishikohen edhe të drejtat e pakicës greke. Nuk do të ketë ndryshim kufijsh dhe nuk do të diskutohet çështja çame. Ajo nuk ekziston!”, tha Tsipras

Por për këtë deklaratë, Tsipras ka marrë një përgjigje të fortë nga historiania shqiptare, Elena Kocaqi, e cila ka ‘shokuar’ botën greke, teksa e ka quajtur kryeministrin Tsipras ‘çam’.

 “Kjo është një deklaratë arrogante e një Çami që është bërë Grek modern”, është shprehur Kocaqi.

Më tej, ajo shkruan se Greqia popullsinë e saj autoktone e ka Arvanite, Shqiptaro- Maqedone dhe Çame dhe se shqiptarët po të duan e kanë në dorë Greqinë, ndaj ata duhet t’i harrojnë kërcenimet arrogante.

“Ne duam të drejta etnike për pjesën më të madhe të popullsisë së Greqisë që i përket gjakut shqiptar dhe që një helenizëm artificial dhe qesharak, ju ka mohuar të gjitha drejtat etnike”, ka shkruar Elena Kocaqi.

Deklaratat e saj kanë bërë bujë në mediat e vendit fqinj, por ajo që vihet re është një raportim shumë i saktë prej tyre. Në të gjitha mediat e lexuara për statusin e historianes është bërë vetëm një raportim duke lënë mënjanë interpretimet që mund të ishin bërë mbi rastin.