Përbërësit për tavë me diametër 22 cm ose drejtkëndëshe 25 x 11 cm:
170 g sheqer
190 g miell
3 vezë
90 g kos me fruta ose i bardhë
80 ml vaj ulliri me shije delikate
1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16g)
2 limona bio – lëngu dhe lëkura e grirë në rende Për shurupin:
lëngu i 1 limoni
80 g sheqer
100 ml ujë
Përgatitja:
Ndezim furrën në 160° C.
Në një tas, rrahim vezët me sheqerin me rrahësen e vezëve me dorë për 2 minuta. Shtojmë kosin, lëngun e 2 limonëve, vajin dhe i përziejmë edhe këto për 1 minutë. Shtojmë me sitë miellin dhe sodën, por këto i përziejmë me lugë druri ose spatul.
Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell dhe e pjekim në furrë për 30-40 minuta ose aq sa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.
Ndërkohë, përgatisim shurupin: Në një tenxhere të vogël, hedhim përbërësit e shurupit dhe e lëmë në zjarr të marrë valë për 10 minuta. E heqim dhe e lëmë mënjanë të vaket.
Kur keku të jetë pjekur, e shpojmë me kruajtëse dhëmbësh në sipërfaqe dhe e lagim me shurupin e vakët, nëse keku është i nxehtë.