Nga Bislim Ahmetaj
12 Shtatori, dita që shënon përvjetorin e 20-të të pushkatimit pa gjygj nga policia e shtetit te Princit te Mendjeve te Lira, liderit te Levizjes Studentore, Kryetarit te pare të Partisë Demokratike Shqiptare të fenomenit të papërsëritshëm Azem HAJDARI është një ditë që na therret të reflektojme thellë në ndergjegjen tonë në emër te jetës , në emër të lirise, demokracise dhe vlerave te saj te vena ne pranga. Azem Hajdari u pushkatua se nuk u perkul, nuk u shit, nuk bëri kompromis në kurriz te lirisë dhe demokracisë së qytetarëve për interesat e tij personale. Azem Hajdari u pushkatua pasi nuk e mbylli gojën për asnjë moment duke denoncuar kriminelet, kondrabandistet e zollumqaret e pushtetit qe erdhën në pushtet me grykën e pushkës pas revolucionit punisto-mafioz të mars-qershorit 97. Azem Hajdari u pushkatua se denoncoi skenarët e lidhjeve të Tiranës zyrtare me Beogradin dhe veglat e tyre në Kosovë. Kjo ditë është dhe duhet te jetë një apel i fortë jo vetëm per ne bashkeidealistet e tij të Levizjes Studentore, jo vetem per demokratet dhe te djathten shqiptare por per cdo qytetare të ndershem te këtij vendi qe i është dhunuar liria, shpresa, i eshte cenuar jeta.
Po jetojme në vendin ku alternativa që i afrohet shumicës se qytetarëve nga qeveritaret është një derë e hapur burgu, uria dhe skamje ose braktisja e Atdheut. Po jetojmë në një kohë kur ligjet bëhen për mafiozët mafiozët janë shtetarë, kohë kur kufiri midis mafies dhe shtetit është shuar. Po jetojmë një kohë të ligë ku qeveria ka dhunuar çdo grup interesi dhe opozita është shndërruar në zgjatin të saj. Veprimi më i “guximshëm” i kryetarit të opozitës deri sot ka rezultuar të jetë dalja para kamerave brenda gardhit të Partisë së tij si edhe denigrimi e ndjekja kundërshtarëve brenda partisë që sa vinë dhe shtohe. Ndaj në emër të Grupimit “DHJETOR 90” ju ftoj që perkujtimoren dhe homazhet në nderim të kujtimit të Azem HAJDARIT që u flijua per Liri dhe Demokraci ta shndërrojmë jo thjeshtë në dite kuotash dhe qirinjësh por në një ditë zgjimi të revoltës dhe protestes qytetare ndaj cdo dhunimi dhe cënimi që po i behet jetës së qytetarëve të këtij vendi. Motoja e Grupimit “Dhjetor 90” do të jetë sot e deri më 8 DHJETOR: Zgjohu, Neser do te jete vone. Kujtojme Azem Hajdarin, mbrojme LIRINË dhe demokracinë, mbrojmë jetën.