Nga dr. Islam Lauka, diplomat, pedagog
Nё njё postim tё tij, lidhur me anulimin e vizitёs sё Presidentit serb, A. Vuҁiҁ, nё fshatin Banjё, Drenicё, Presidenti Thaҁi shkruan se e mirёkupton Kryeministrin Haradinaj qё e anuloi vizitёn e Vuҁiҁit; se e mirёkupton reagimin e qytetarёve tё Drenicёs qё i bllokuan rrugёn atij; se e mirёkupton zhgёnjimin e komunitetit serb pёr pamundёsinё e realizimit tё kёsaj vizite.
Nё fund tё postimit, si njё klerik i devotshёm, Thaҁi bёn thirrje qё tё ngrihemi mbi vetveten, mbi plagёt dhe dhimbjet e shumta. Vazhdimi i kёtij psalmi do ta ҁonte Thaҁin tek fjalёt: kur t’u qёllojnё nё faqen e djathtё, ua ktheni tё majtёn.
Drenica dhe Jasharajt, edhe kёtё radhё, folёn e vepruan qartё, me vendosmёri dhe dinjitet. Ishin ata qё I treguan vendin Vuҁiҁit.
Z. President, mёso nga Drenica dhe Jasharajt si flitet dhe veprohet qartё, me vendosmёri dhe dinjitet!