iRobot ka prezantuar modelin e përmirësuar të fshesës Roomba e cila ka një program që të kujton pastrimin e shtëpisë si dhe aftësinë për tu vetëzbrazur.
iRobot nuk ka ndryshuar formulën bazë të fshesave të tij të Roomba qysh nga koha e prezantimit të parë të linjës së fshesave robotike në vitin 2002, por çdo model i ri që vjen sa herë që ka të tilla, sjell përmirësime të vogla që e bëjnë përdorimin e fshesave robotike pak më të lehtë për përdoruesin që e përdor atë në pastrimin e shtëpisë. Roomba i7 + është modeli më i ri i cili ka vetëm pak ditë që është prezantuar, dhe paraqet dy ndryshime kryesore jo të dizajnit por të shërbimit dhe karakteristikave që ofron për përdoruesin.
Fshesa robotike tashmë është e pajisur me një program i cili i rikujton përdoruesit programin dhe planin e pastrimit të shtëpisë, pra në njëfarë mënyre ai rikujton që shtëpia ka nevojë të pastrohet, si dhe pasi fshesa ka bërë pastrimet e duhura dhe programuara nëpër shtëpi, ajo ka aftësinë të vetë zbrazet pra të bëjë vetë proçesin e heqjes së mbeturinave të grumbulluara. Karakteristika e re e zbrazjes automatike të mbeturinave është ndoshta më e dobishmja. I7 + në të vërtetë nuk hedh poshtë papastërtitë tuaja pas çdo pastrimi; në vend të kësaj, përdor një hinkë të bashkëngjitur në zonën e saj të karikimit si një ndërmjetës. Çdo herë që të kthehet në bazë, papastërtia e cila thithet nga fshesa futet në hinkë, e cila ruan deri në 30 koshë.
Krijuesit e tjerë të vakumeve robotike kanë ofruar këtë opsion për vite me rradhë, por është mirë ta shohësh të përfshirë tek iRoboti. Kompania thotë se kutia është mjaft e madhe saqë ju duhet ta zbrazni atë vetëm çdo dy javë. I7 + gjithashtu është i pajisur me funksionalitetin e hartës së dhomave të paraqitur me serinë e Roomba 900. Kjo përcakton paraqitjen e shtëpisë tuaj për të ndihmuar në pastrimin e sa më shumë zonave të shtëpisë nga fshesa robotike, duke krijuar një hartë bazë të secilës dhomë. Gjithashtu një aparat fotografik me rezolucion të ulët njeh modelet e dritës dhe të errësirës të krijuara nga mobiljet dhe muret. Megjithatë, ndërsa modeli i fshesës robotike të mëparshme e fshinte këtë hartë pas çdo pastrimi, i7 + do t’i ruajë ato për të lejuar përdoruesit të rregullojë oraret e pastrimit. Duke përdorur aplikacionin e Roomba, përdoruesit mund të ndajnë planin e pastrimit të shtëpisë së tyre në dhoma të ndryshme, pastaj ti emërtojnë ato dhe të specifikojnë se sa shpesh duhet të pastrohen.
Dhe, në qoftë se ata kanë një pajisje Alexa ose Google Assistant, ata mund ta përdorin atë për të udhëzuar Roomba e tyre për të pastruar dhoma të veçanta me komanda zanore, duke thënë, për shembull, “Hej Google, pastro dhomen e ndjenjes”. Duke folur për The Verge disa muaj më parë, CEO i iRobot, Colin Angle, tha se plani juaj i pastrimit mund të ndahet edhe me pajisje të tjera inteligjente të shtëpisë tuaj, duke ju lejuar të kontrolloni dritat e dhomës tuaj, duke përdorur zërin tuaj, për shembull. Gjithashtu kompania shpjegoi se ky lloj i ndarjes së të dhënave do të bëhej vetëm me lejen e përdoruesve dhe se të dhënat e hartës nuk do të shiten kurrë te palët e treta.
iRobot po lançon edhe një Roomba më të lirë, e5. Kjo fshesë robotike nuk ka asnjë nga veçoritë e vetë-zbrazjes ose të krijimit të një harte të shtëpisë si i7 +, por ende mund të kontrollohet nga Wi-Fi ose asistenti dixhital. Të dy i7 + dhe e5 gjithashtu kanë furçat e reja të gomës të projektuara për të punuar në qilima dhe dysheme të forta. Si gjithmonë çmimi do të jetë akoma më i lartë se modelet e mëparshme. I7 + në vetvete kushton 699 dollarë, ndërsa Roomba e5, ndërkohë do të kushtojë 449 dollarë. IRobot Roomba i7 + do të dalë në shitje në “tregje të caktuara ndërkombëtare” në 2019, ndërsa e5 do të jetë në dispozicion në irobot.com në SHBA dhe Kanada nga e marta e ardhshme.