Shkodran Mustafi mund të dënohet pas festimit të golit me shqiponjë

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi mund të gjobitet nga Federata Angleze pas festimit të golit në minutën e 11-të, duke e bërë formën e shqiponjën kundër Cardiff City.

“Independent” shkruan se Mustafi mund të gjobitet nëse vendoset se gjesti i tij ka pasur pikëpamje politike. Kjo pasi që ligjet e FIFA-se kundërshtojnë çdo deklarim politik gjatë ndeshjeve. FA pastaj do të vendosë për dënimin dhe mund të sanksionojë lojtarin ose ekipin nëse ata vendosin se një vepër e tillë është kryer.

Muaj më parë FIFA dënoi me gjobë futbollistët Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri pas shqiponjës që bënë në ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë.