Në këtë studim janë analizuar 56 qytete në gjithë botën. Londra dhe Edinburgu kanë shënuar rënie në këtë klasifikim, të penalizuara nga Brexit.
Në vend të fundit është Moska, ndërsa qyteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me vlerësimin më të lartë është San Francisko, në vendin e 20-të.
Tokio
Qyteti me reputacionin më të mirë në botë është vlerësuar Tokio. Ndër parametrat e përdorur për të kryer këtë studim janë siguria, bukuria e qytetit dhe aftësia e leadership krahasuar me qytete të tjera. Tokio është kryeqyteti i dytë në botë për numrin e popullsisë, pas Pekinit, që sot është në krye të këtij klasifikimi.
Sidnei
Në vend të dytë ndër qytetet më të bukura dhe të sigurta në botë gjejmë Sidnei në Australi. Vitin e kaluar, Sidnei ishte renditej në krye të klasifikimit, gjithsesi ruan sërish një vend në podium. Prej kohësh, Australia mban rekordin për qytetet me reputacionin më të mirë në botë dhe Sidnei, në vendin e dytë, e konfirmon këtë gjë.
Kopenhagën
Qyteti i parë europian me reputacion të lartë që shfaqet në këtë klasifikim është Kopenhagën. Kryeqyteti i Danimarkës është një ndër qytetet më të dashura nga të anketuarit e Reputation Institute. Pjesëmarrësve iu kërkua të shprehnin mendimin e tyre sa i përket efektivitetit të administratës publike, cilësisë së mjedisit dhe funksionimit të sistemit ekonomik.
Vjenë
Vendi i katërt për Vjenën që qëndron gjithnjë në pozicionet e para në klasifikim, edhe pse ka humbur një pozicion krahasuar me vitin e kaluar. Intervistat janë realizuar te 12 mijë persona, mes Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në periudhën mars – prill 2018.
Stokholm
Një tjetër qytet europian në vend të pestë, Stokholmi. Edhe kryeqyteti suedez është mjaft i vlerësuar si nga banorët edhe nga turistët. Ndër parametrat e marrë në konsideratë për këtë renditje janë transporti, siguria, teknologjia, të gjithë të vlerësuar lart në Stokholm.
Venecia
Qyteti i parë italian është Venecia, në vend të gjashtë të klasifikimit të qyteteve më të bukura dhe të sigurta në botë. Vitin e kaluar, Venecia nuk ishte e pranishme në dhjetë vendet e para, edhe pse nuk është hera e parë që vlerësohet si një ndër qytetet me reputacionin më të mirë. Këto të dhëna janë të rëndësishme, sepse qytetet me një vlerësim të lartë, tërheqin edhe një numër më të madh turistësh.
Romë
Sigurisht që nuk ka nevojë të tërheqë më shumë turistë, qyteti i dytë italian i pranishëm në këtë klasifikim në vendin e shtatë. Roma, kryeqyteti i Italisë, është cilësuar ndër qytetet më të bukura dhe të sigurta në botë. Vitin e kaluar, as Roma nuk gjendej në dhjetëshen e parë.
Zyrih
Në vend të tetë, Zyrihu, qyteti më i madh i Zvicrës. Enrique Johnson, managing director në Reputation Institute, deklaroi: Promovimi dhe zhvillimi i qeverisjes efektive është prioritet për qytetet për të fituar një reputacion të qëndrueshëm”.
Mynih
Në vend të nëntë të klasifikimit të qyteteve më të bukura dhe të sigurta në botë gjejmë Mynihun, i vetmi qytet gjerman i pranishëm në dhjetë vendet e parë. Asnjë qytet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është në top 10, por Nju Jorku është ndër qytetet e parapëlqyera për investime financiare.
Montreal
Vendi i dhjetë për Montrealin në Kanada. Në kërkim janë marrë në konsideratë qytetet me PBB më të të lartë, më shumë të populluara dhe të njohura nga të paktën 30% e popullsisë së vendeve të G8.
Klasifikimi i plotë
1 Tokio
2 Sydnei
3 Kopenhagën
4 Vjenë
5 Stokholm
6 Venecia
7 Romë
8 Zyrih
9 Mynih
10 Montreal
11 Helsinki
12 Melburn
13 Toronto
14 Milano
15 Barcelonë
16 Vankuver
17 Londër
18 Dublin
19 Madrid
20 San Francisko
21 Edinburg
22 Amsterdam
23 Frankfurt
24 Nju Jork
25 Pragë
26 Paris
27 Singapor
28 Gold Coast
29 Siatëll
30 Bruksel
31 Berlin
32 Boston
33 Athinë
34 Majemi
35 Manchester
36 Orlando
37 Hong Kong
38 Los Anxhelos
39 Budapest
40 Uashington, D.C.
41 Dubai
42 New Orleans
43 Shën Petërburg
44 Seul
45 Çikago
46 Atlanta
47 Las Vegas
48 Shangai
49 Bangkok
50 Jerusalem
51 Rio De Zhaneiro
52 Stamboll
53 Nju Delhi
54 Mexico City
55 Kajro
56 Moskë