Grupi ‘Spice Girls’ njoftuan ribashkimin e tyre por edhe projektin për një tur botëror , por anëtarja e grupit, Mel C ka zbuluar se gjërat janë ende në pritje, pasi Victoria Beckham është angazhuar në një projekt të ri.
Mel C në një intervistë për “The Sun” ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ribashkimin e grupit: “Victoria ka qenë mjaft e zënë në këtë periudhë, dhe turi që ne kemi planifikuar nuk është diçka që ajo dëshiron ta realizojë këtë kohë. Mendoj se në realizimin e turit që ne kemi planifikuar duhet të jemi të pesta bashkë”.
Por gjithashtu këngëtarja zbuloi edhe një tjetër detaj, që ka të bëje me turin e planifikuar: “Më vjen keq, por unë mendoj se fansat e grupit “Spice Girls” nuk do të kenë mundësinë që përgjatë këtij viti të na shohin në skenë”.
Pak ditë më parë “The Sun” ka shkruar se e gjithë kjo situatë vjen pasi Victoria është konfliktuar me anëtaren tjetër të grupit, Geri Horner, në lidhje me detajet e organizimit të turit. Sipas prestigjozes ka qënë Emma Bunton, e cila ka ndërhyrë për të shuar konfliktin midis dy anëtarëve të tjera.