Kthim pronarësh në trojet e tyre dhe jo falje territoresh

Nga  avokat Gjet KOLA

Problemi i normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është temë e shtruar për diskutim, por është kthyer në temë të ditës, veçanërisht pas tezës së hedhur nga Hashim Thaçi nga pozita e presidentit të Kosovës për korigjimin e kufirit midis dy vendeve. Ka njerëz që kanë njohje, por në përgjithësi marrëdhëniet shikohen me konetacion negativ, më shumë në rrafsh qytetrimor nga dy palët, serbët për të rritur përfitimet shqiptarët për tu justfikue. Kjo dhe për faktin se në gjurmët e at Gjergj Fishtës, historiografia shqiptare më shumë propogandon patriotizmin shqiptar, të vërtetë apo të sajuar, por në funksion të ndërgjegjsimit të shqiptarëve për vlerat e tyre si populli më ilashtë i Ballkanit, por nuk ka bërë prezent opinionit akte që kanë pasuar zhvillime thelbësore në marrëdhëniet shqiptare-serbe. Prandaj, për tëpatur një mendim për këtë problem duhen njohur e vlerësuar disa realitete për zhvillimet historike në Ballkan që nga kryengritja e parë serbe e vitit 1804 e deri më sot. Kombet janë product i historisë, shtetet i elitave.

Serbët, njëlloj si gjithë të krishterët ortodoksë që ranë nën sundimin turk, pas pushtimit të Konstandinopojës nga sulltan Mehmeti II në maj 1453, pranuan nënshtrimin për hir të ruajtjes së besimit të krishterë e të qytetrimit perendimor, dhe për mbi katër shekuj qëndruan raja të turqve. Përveçse nuk kishin të drejtën e ndërtimit tështëpisëdy katëshe dhe as tëoxhakut nështëpi e tymi të dilte hatllash, dhe detyrimit për tu paraqitur këmbadoraz para funksionarit turk, serbët krijuan traditën e mbytjes së fëmijëve të lindur në harkun e nëntë muajve, kur nusja e sapomartuar ishte e detyruar ta kalonte natën e parë me qeveritarin turk. Qëndrimi i gjatë raja, kishte dobësuar shpirtin e rezistencës tek serbët, prandaj ata ju drejtuan qëndrestarit jo raja 35 vjeçarit Gjergj Pjetri që serbët e thërrisnin Xhorxhe Petroviç, familja e të cilit, bashkë me rreth 500 familje shqiptare, për t’iu shpëtuar masakrave turke pas mundjes së tyre në rrethimin e Vjenës, kishin migruar nga Kelmendi në rrethinat e Beogradit nëmesin e shekullit të tetëmbëdhjetë. Ai ishte tregtar, kryesisht imishit të derrit, por me karakter të qëndrueshëm. Sipas autorëve serb në Luftën I Botërore, Kelmendasit e konsideronin mbretin serb pasardhës të tyre.

Mbasi mori përsipër drejtimin e kryengritjes së parë serbe, dhe ishte i vendosur për çlirimin e Serbisë e për të trashëguar fronin mbretëror, dhe që Serbia të mos ishterajon i Rusisë, me miratimin e heshtur tërusve, turqit e shmangën nga drejtimi dhe më 1915 në krye doliMillosh Obrenoviç, që vlerësohej më luajal për dy palët. Pasi i kishin vënë nofkën kara (i zi), më 1817 turqit organizuan vrasjen në pritë të Gjergj Pjetrit të njohur si Karaxhorxhi.

Pas vrasjes së Karaxhorxhit, në mes pasardhësve të tij dhe Obrenoviçve, pati një shekullluftë  për pushtet, por në tre rastet e kthimit të përkohshëm, Karaxhorxhët e detyruan të largohen nga froni.

Mbas humbjes së luftës me rusët, pas katër traktateve të pazbatuara më në fund sulltan Mahmuti II e detyrua të nëshkruajë hatisherfin (dekretin) numër 5/18 të gushtit 1831, në nenin 11 të të cilit ai sanksionoi, se: “Ndalohet banimi i turqve në Serbi, përveç atyre të garnizoneve të qyteteve”, dhe në nenin 12 se: “Turqve ju lejohet ti shesin pronat e paluajtëshme brenda një viti”.

Mbi bazën e këtij dekreti, serbët edhe pse ishin rajonautonom i Turqisë, e spastruan pashallëkun e Beogradit jo vetëm nga turqit pushtues, por dhe nga shqiptarët etnikë të islamizuar që identifikonin veten turq nga pikëpamja kombëtare, ndërsa shqiptarët e krishterë dhe të tjerët, pavarësisht nga etnia i shpallën serb, duke krijuar krahas kombit që nuk ekzistonte dhe shtetin, atë qëështë Serbia e sotme.Në një dispozitë tëhatisherifit, sulltan Mahumti II, e kishte barazuar knjazin serb Millosh Obrenoviç, që i kishte marr pushtetin Karaxhorxhit, me valiun turk të Beogradit. Por, edhe pse nën suzerenitetin e sulltanit, MilanObrenoviçluftoi në anën e rusve në luftën Ruso-Turke të vitit 1876. Në përfundim të kësaj lufte, Serbia pushtoi Vilajetin e Nishit me sipërfaqe 10972 km2, ku sipas studiuesit Sabit Ukaj, 355 fshatra ishin me popullsi qind për qind shqiptare ndërsa në 198 fshatra me shumicë shqiptare, por ku jetonin dhe popullsi serbe, çerkeze, etj.. Po kështu dhe nëqytetet Nish, Pirot, Vranjë, Leskovc, Kurshumlli, dominonte popullsia shqiptare, në krahasim me atë serbe, hebreje,etj.. Knjazi iri serb vetëm 22 vjeçAleksandër Obrenoviç ju kërkoi shqiptarve muhamedanë që të kthehen në besimin e të parëve të tyre ose të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike. Por duke qenë e papërgatitur për një situatë të tillë, dhe duke i dhënë më shumë rëndësi besës që i kishin dhënëpushtuesit , popullsia shqiptare e konvertuar në besimin muhamedan nuk pranoi kthimin në besimin e qytetërimin e të parëve të saj, por u deklarua turke. Duke shfrytëzuar nenin 11 të hatisherfit (dekretit) të Sulltanit nr. 5/18 të gushtit 1831, knjazi serb deportoi të gjithë shqiptarët, që e kishin deklaruar veten turq, prej Vilajetit të Nishit, të cilët u vendosën kryesisht në Kosovë, nëvise të tjera shqiptare e deri në Turqi.

Knjazi serb, juridiksht e realizoi deportimin e shqiptarve në periudhën e bashkëqeverisjes me valiun turk të Beogradit kur Serbia ishte nën suzerenitetin e Turqisë, kështu që, Kongresi i Berlinit u ndodh para faktit të kryer kur i dha pavarësinë Serbisë e Malit të Zi me 13 qershor 1878, deportimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike e vlerësoi si vepër të përbashkët të turqve e të serbve, por duke sanksionuar detyrimin që Serbia në të ardhmen të respektojëqytetarët pavarësisht nga besimi.

Me këtë ndërmarrje, knjazi  serb Aleksandër Obrenoviç, zgjeroi jo vetëm territorin me 10972 km2, por rriti dhe popullsinë e Serbisë me arbërit e deklaruar sllavë, që krahasshumicës sëpopullsisë në hapsirën mbarë shqiptare, kishin garanci se janë pasardhës të drejtëpërdrejtë të ilirve.

Më 1903 serbët rrëzuan AleksandërObrenoviçin, që e vranë bashkë me gruan, për ti hapur rrugën e fronit të Serbisë Pjetër Karaxhorxhit.

Serbët dhe grekët nxjerrin lidership shqiptar,

ndërsa vetë shqiptarët dalin me lidership turk

 

Në Serbi dhe në Greqi nuk kishte mbetur asnjë familje aristokrate që të vihej në ballë të lëvizjeve të tyre kombëtare, prandaj serbët e zgjidhën problemin e lidershipit duke ikërkuar  Karaxhorxhit që t’u prijë në betejën për liri. Po kështu dhe grekët vunë shqiptarët në ballë të kryengritjes antiturke. Gjatë mbi pesë shekuj të pushtimit turk, në gjithë Ballkanin, kishin arritur të mbijetonin dy familje aristokrate, Balshajt dhe Dukagjinët. Familja e Balshajve ishte sllavizuar duke e vënë veten në krye të principatës së vogël të Malit të Zi, me qendër në Cetinë, me një kontakt me pjesën më tëngushtë të liqenit të Shkodrës dhe pa dalje në det, duke mbajtur njëkohësisht pushtetin fetar dhe politik dhe e njohur si familja Petroviç Njegoshëve.

Ndërsa në Shqipëri kishte arritur të mbijetonte në pjesën më malore të zotrimit tësaj, në Mirditë, familja e Dukagjinëve, të njohur në fund si Gjomarkaj, që siç shkruan Mustafa Merlika-Kruja, ishte e vetmja familje princërore që provonte origjinën shqiptare para turke.

Por ndryshe nga serbët dhe grekët që, në mungesë të lidershipit të tyre, vunëqendrestaret shqiptarë në ballë të lëvizjeve të tyre kombëtare antiturke dhe malazeztë familjen e tyre princërore shqiptare Balshaj-Petroviç, vetëshqiptarët nuk dolën me lidership shqiptarnë luftërat ballkanike, por me kastën politike të instaluar në Shqipëri nga pushtuesit turq në krye me Ismail Qemalin, stërnip i familjes sulltanore dhe i dhëndrrit të tij kapudan Sinan pashës. Pas pushtimit të Vlorës, paraardhësit e tij, edhe sipas Eqerem bej Vlorës, nga Konja e Anadollit u vendosen në shtëpitë dhe pronat e Gjergj Aranitit, vjehërr i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Si dhëndërr, por dhe nipat, ishte familja më  besuar për të garantuar kufirin perendimor të Turqisë, në ngushticën e Otrantos, dhe si bazë për sulmin ndaj gadishullit Apenin.

Kjo zgjedhje bëri që Shqipëria të mos trajtohej si territor shqiptar i pushtuar por si territor turk, dhe për rrjedhojë fqinjet nuk lanë në kufinjtë e shtetit shqiptar asnjë km2 ku kishte popullsi serbe, greke e malazeze, fitues të luftës. Shembull për rëndësinë e lidershipit është hymni shtetëror në Britaninë e Madhe “Zot na ruaj mbretereshën, etj.”. Prandaj, është e  pakundërshtueshme, se me Preng Bib Dodën,pinjoll i Dukagjinëve, në ballë të lëvizjes kombëtare, serbët, grekët, bullgarët e malazezët nuk mund të pretendonin pushtimin e territoreve shqiptare, mbasi shqiptarët luftonin si shqiptarë dhe me lidership shqiptar të njohur ndërkombëtarisht shumë shekuj para lidershipit të tyre dhe i pamposhtur në shekujt e gjatë të sundimit mongol-aziatik.

Ambicja e shqiptarëve muhamedanë, të nxitur nga Turqia por dhe nga Austria që i llogariste të bindur, për të nxjerrë në krye kolone turq dhe kolaboracionistët e tyre ne disa breza, edhe pse fqinjët po shporrnin ata nga Ballkani, është shkaku kryesori Shqipërisë sotme në një tretën e territoreve ku shqiptarët ishin shumicë absolute. Kjo zgjedhje ishte fat për fqinjët, që justifikuan pretendimet e tyre,dhe fatkeqësi për shqiptarët.

Megjithatë, mbreti Pjeter dhe Aleksandër Karaxhorxhi, qëe pasoi në fundin e Luftës I Botërore, respektuan detyrimin që ikishin vënë Serbisë Fuqitë e Mëdha në Kongresin e Berlinit, për të trajtuar të barabartë të gjithë shtetasit pavereësisht nga etnia e qytetrimi, dhe nuk shfrytëzuan dekretin e sulltanit të vitit 1831 për ti deportuar shqiptarët në Turqi si turq, gjë që do ta kishte bërë familja mbreterore e Obrenoviçve, dhe sot shqiptarët do ishin duke luftuar në frontin turko-kurdsi turq.Eshtë e drejtë e shqiptarëve t’a anatemojnëAleksandër Karaxhorxhin pse ju kërkoi shqiptarëve muhamedanëtë kthehen në identitet si të krishterë, apo t’i jenë mirënjohës në jetë të jetëve e ti ngrenë përmendore pse nuk i deportoi në Turqi si turq.

Frytet e pjesëmarrjes së shqiptarëve në Luftën II Botërore

Shqiptarët e Kosovës dhe te viseve te tjera shqiptare morën pjesë në luftën antifashiste, prandaj ne baze te programit te Partise Komuniste Jugosllave te shpallur nga Tito ne gazeten “Proleter”, te dhjetorit te vitit 1942, fituan tëdrejtën e vetvendosjes. Mbi bazen e vendimeve te Kuvendit te Keshillit Antifashist Nacional Ҫlirimtar te Kosoves, mbajtur ne Prizren me 7-10 korrik 1945 ata ngritën të gjitha institucionet shtetërore: Kuvend te perfaqesuesve te popullit, kryetar kolektiv me te drejten e faljes, qeveri, prokuror te pergjithshem, gjykate te larte dhe banke. Nuk kishin asnje mundesi te shpallnin republike, sepse per shkak te prapambetjes nga pushtimi turk, nuk kishin elemente te shkolluar as per nje dikaster. Por megjithate, shqiptaret neKosove  ishin i vetmi popull në botë që, megjithëse trajtoheshin kombësi dhe jo komb,realizuan shkollimin e lartënë gjuhën amtare, me numer studentesh, ne tregues relative, tre here me te madh se Shqiperia ne fundin e viteve ’70-te. Kosova pati zhvillime intensive në të gjitha fushat, prandaj si krahinë autonome e Federatës Jugosllave, kaloi me ritme shumë të shpejta prapambetjen që lanë pushtuesit mbi pesë shekullorë turq, 1389-1912.

Por, neperfundim te Luftes II Boterore, serbet te trembur, se nga nje shperberje e  pa kontrolluar e Federates Jugosllave, mund tekishin fatin e austriakeve, qe mbasi kishin qeverisur disa shekuj nje nga perandorite me te medha e me te suksesshshme te Europes, ne Konferencen e Versajes do t’uluteshin presidentit te SHBA-se Uillson, dhe kryeministrave te Britanise se Madhe e Frances Llojd Xhorxh e Klemanso qe t’u linin pjese te territoreve hungareze ne ultesiren e Danubit ku te siguronin buken, kishin dhe projektin e ndarjes seKosoves.Perpjekeve te Millosheviçit dhe bashkepunetoreve te tij, per te gjetur ne Kosove interlokutore qe pranonin ndarjen, ju kundervune SHBA me vijen e kuqe te presidentit Bush, vendet kryesore te BE-se, por dhe Ibrahim Rugova e shteti shqiptar ne gjithe kohet.

Shume vite para Thaçit, tezën e këmbimit të territoreve me Serbine e ka artikuluar akademiku Rexhep Qosja. Por jam i bindur qind për qind se Rexhep Qosja e di mirë se harta e Jugosllavisë për Konferencën e KAҪKJ-së (AVNOJ-it), të mbajtur në Jajce të Bosnjes nga 26-29 nëntor 1943, ishte përgatitur nga Boris Kidriç, i cili në projektin e parë në kufijtë e Kosovës kishte përfshirë një pjesë të madhe të Vilajetit prej 32,900 km2 të Kosovës nën Turqinë, se dhe me kërkesën e përfaqsuesit britanik, djalit të Ҫerçillit, Randolf, pjesëmarrës në konferencë, te cilit i interesonte angazhimi i serbve ne lufte kunder nazisteve dhe jo qetebeheshin pengese tedrejtat e shqiptareve, Tito i tërhoqi vërejtjen se subjekti i Federatës së ardhëshme Jugosllave Kosovë, duhet të ketë shtrirje më të vogël që të mos lëndohen serbët, se në Jajcë nuk ishin ftuar shqiptarët dhe maqedonët me preteksin se nuk i kanë krijuar këshillat nacionalçlirimtarë, që Kosova e krijoi në Konferencën e mbajtur nga data 31.12.1943-2.1.1944 në territorin e çliruar të Bujanit, ndërsa maqedonët në gushtin e vitit 1944 në manastirin e Phroje Piçinski afër Kumanovës. Rexhep Qosja e di se për pakujdesi të serbve, pas korigjimit të hartave, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja u përfshinë në territorin e Kosovës, dhe se Serbia duke ndjekur zhvillimet e llogaritur shkëputjen e Kosovës prej saj, rreth një dekadë pas luftës “propozoi” “korigjimin e kufijve” për ti bashkëngjitur Kosovës komunën e Leposaviçit me sipërfaqe 568 km2, e mbi 97 për qind të popullsisë serbe, duke i marr në këmbim tre komunat e luginës së Ana Moravës: Preshevë, Bujanovc e Medvegjë, me sipërfaqe 1,243 km2. Sipas të dhënave nga regjistrimi i popullsisë i vitit 1981, shqiptarët përbënin përkatësisht rreth 75, 45 dhe 30 për qind të popullsisë së këtyre komunave. Ai e di se për këtë këmbim nuk mund të fajsohen deputetët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës të kohës, për shkak se ishte e pakundershtueshme në vendimmarrje fjala e lidershipit të Partive Komuniste. Nuk qe pengesë derdhja e gjakut të mbi një milion rusëve për çlirimin e Krimesë nga turqit në luftën e viteve 1850-1853, ku njeri prej 87 të vrarëve vetëm nga krahina e Fanit në Mirditë si pjesë e koalicionit antirus Turko-Franko-Britanik, është dhe vëllai i stërgjyshit tim Ndue Kola, që parlamenti i Rusisë të pranojë propozimin e Hrushovit dhe të miratojë dhurimin e Krimesë Republikës Socialiste Sovjetike të Ukrainës, që sot përbën dhe një nga problemet e pazgjidhura në marrëdhëniet ruso- amerikano-europiane. Kushdo që ka njohje minimale nga gjeopolitika e kupton se Lugina e Preshevës është rrëmbyer nga serbët për ti përjashtuar shqiptarët shtetërisht nga kontakti mekoridorin X Selanik-Shkup-Nish-Beograd-Europë. Serbia nuk ka dalje në det, por kontrollon koridorin lumor të Danubit, tokësor me koridorin X dhe ajror të Ballkanit, prandaj në asnjë rrethanë nuk do të pranonte ndarjen me shqiptaret e Kosoves te resursit kryesor ekonomik dhe strategjik të saj. Nëse shqiptarët ndjehen komodë me kalimin e komunës së Leposaviçit nën juridksionin e Serbisë, se popullsia është serbe dhe nuk bashkëjeton me shqiptarët, a do të pranonin serbët e luginës së Preshevës ti bashkoheshin Kosovës e të hynin nën sundimin e shumicës shqiptare muhamedane, apo do kërkohej luftë që shqiptarët nuk mund ta fitojnë?

Kush është shkaktari i dëmtimit të interesave të shqiptarëve në përgjithësi dhe i vënies në shërbim të  fqinjëve jo miqësorë në demokraci?

Diktaturat komuniste ushtronin kontroll në gjithë segmentet e jetës shoqërore, sociale e politike nëpërmjet bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit. Njënga akuzat qëi bënë në gjyq Kadri Hazbiut, ishte pse pas sëmundjes së Enver Hoxhës më 1973, për shtatë tetëvjet,  kishte rritur numrin e bashkëpunëtorëve nga me pak se 17 mijë në rreth 84 mijë, me qellim qe per çdo konflikt te mundshem per fronin e lidershipit, bashkepunetoret e sigurimit te neutralizonin anetaresine e partise. Por kjo, nuk i pengoi pasardhësit e tij, qe nëkohë të përfërt deri në 1991, te rekrutonin edhe rreth 35 mijë besnikë të tyrebashkëpunëtorë të Sigurimit tëShtetit.

Ramiz Alia, duke mos njohur thelbin e shtetit, nxiti futjen e atyre bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit në partitë opozitare, për të derigjuar kryerjen e  veprimeve antiligjore kryesisht kundër pronës dhe për t’u justifikuar para opinionit se ne komunistët kemi përndjekur ata që e kanëmerituar.Nuk dihet nëse ai së bashku me Xhelil Gjonin, që drejtonin procesin e kalimit nëpluralizëm, kur i kanë komunikuar Sali Berishës detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike e kanë udhëzuar dhe për “disa shkatërrime” të vogla në ekonomi, por koha provoi se Berisha u doli nga dora, dhe me dijeni a pa dijeni, thuajse me çdo akt të ndërmarrë prej tij punoi kundër interesave tëShqipërisë dhe shqiptarëve. Në vitin 1976 Pol Poti kishte hedhur tezën e vitit zero të shoqëruar me vrasjen e ndoshta tre, por sipas analistëve tëjo më pak se dy milion kamboxhianëve, ndërsa Berisha doli me tezën e kthimit të Shqipërisë në gjendjen zero, pa asnjë precedent në historinë e njerëzimit, të shoqëruar me nxjerrjen ne pension te parakoheshem e largimin nga puna te rreth treqind mijëpunëtorëve, të shoqëruar me krijimin e skemave piramidale, për tërealizuar shkatrrimin e qindra miliardë dollarve pasuri kombëtare. Pas Jugosllavisë, Shqipëria ishte vendi më industrinë mekanike më të fuqishme në rajon, edhe krahasuar me Turqine, Bullgarine e Greqine. Është i vetmi rast në historinë e njerëzimit, kur një lider nuk del në krye për të udhëhequr ndërtimin e vendit të tij, por shkatërrimin e kthimin në gjendje natyrore, si veproi Berisha. Serbët, gjatë kohës që ishin nën suzerenitetin e sulltanit nga gushti i vitit 831 deri në qershor 1878, arritën të ndërtojnë jo vetëm disa mulli bloje e fabrika birre por dhe një uzinë për prodhimin e armëve, sepse aspironin shtetin e pavarur, ndërsa Berisha i gjeti të gatëshme më 1992, dhe i shkatërroi kombinatin e armatimit në Poli&an, uzinën e armëve në Gramsh dhe kombinatin kimiko-ushtarak të Mjekësit, me teknologjinë më modern në gjithë rajonin.

Berisha kishte projektin e shkatërrimit, që nga caktimi në krye të Partisë Demokratike, prandaj nuk kishte durim për marrjen e pushtetit, edhe pse Partia Socialiste po bënte gjithë hapat për dorëzimin e tij, deri te deklarata e kryeministrit Ylli Bufi “se ne socialistët jemi të paaftë për të qeverisurmbasi vendi ka vetem një javë bukë”, që u pasua me djegjen e mbi 40 personave vetëm në FushëArës, kur Shqipëria atë vit iplotësonte nevojat për bukë me rreth njëzet milion dollarë, sa një katërqinta e borxhit të sotëm shtetror.

Në një veprimtari promovuese ku merrnin pjesëdeputetë e funksionarë të PD-së, një miku im mbasi e mburri ligjin për hapjen e dosjeve tëSigurimit të Shtetit të miratuar nga shumica e PD-së, që më vonë Gjykata Kushtetuese do ta shpallte antikushtetues, kërkoi dhe mendimin tim për të. Unëiu përgjigja se të mos qenit bashkëpunëtor më ka penalizuar, mbasi nuk u kujtua njeri për të më propozuar kandidaturën për deputet, ministër a post tjetër të lartë. Ndërhyri një nga funksionarët e pranishëm të PD-së, qëkundërshtoi: “Pse ne si bashkëpunëtorëtë Sigurimit të Shtetit jemi zgjedhure emëruar?”Unë u detyrova tëtërhiqem dhe tëpërgjigjem se po flas për veten time.Berisha nuk hasi në rezistencë në veprimtarinë e tij per realizimin e projektit te kthimit te ekonomise se Shqiperise ne kuoten zero, pasi në postet me te rëndësishme të të gjitha pushteteve, emëroi bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, te cilet gjategjithe kohes i mbajti nen presionin e dekonspirimit. Prandaj, nga qeverisja e tij, Shqipëria pësoi katastrofë me çdo çdo rënien e prodhimit ne nivelin e tridhjete per qindeshit në krahasim me vitin 1989. Qeverisja nga 1989-2013 në Shqipëri, eka dëmtuar faktorin shqiptar në Ballkan kur ai duhej të ishte më i fortë, në atë nivel, sa nuk mund ta bente asnje fuqi armike pa perdorimin e armëve bëthamore.

Deklaratat për këmbim territori

parë në këndvështrimin e zhvillimeve në Jugosllavi e Serbi

Në përfundim të Luftës II Botërore, Tito mori lidershipin në Jugosllavi, por edhe pse humbës, serbët mbajtën nën kontroll dy sektorë: ushtrinë dhe sigurimin e shtetit.

Në Kosovë ka të dhëna se shërbimi jugosllav kishte rekrutuar rreth shtatëdhjetë mijë bashkëpunëtorë të sigurimit të emërtuar UDB, pak më shumë se gjysma e të rekrutuarve nëShqipëri nga Sigurimi i Shtetit të Shqipërisë.

Në nëntor tëvitit 1988, Radio Prishtina transmetonte një deklaratë të kryetarit të Këshillit Ekzekutiv Krahinor (Qeverisë) të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës Nazmi Mustafa, se 52.2 për qind e popullsisë së Kosovës është nën moshën 19 vjeç. Bazuar në ata tregues demografikë, rezultonte se një në rreth 8 madhorë në Kosovë ishte bashkëpunëtor iUDB-së.

Prandaj sot, politikanët, intelektualët, akademikët në Kosovë e vise të tjera shqiptare në Jugosllavi janë të kushtëzuar në dhënien e mendimeve e në veprimtarinë praktike, lidhur me zgjidhjen e çeshtjes shqiptare e për marrëdhniet Kosovë-Serbi, mbasi ndodhen nën shtrëngimin epërhershëm tëstrukturave tëfshehta të Serbisë të cilat ikërcënojnë se do ta dekonspirojnë veprimtarinë e tyre në shërbim të UDB-së, dhe të rinjtë që nuk i kanë në lista, i kërcënojnë me veprimtarinë  të prindërve, motrave e vëllezërve më të mëdhej.

Prandaj tezat për korigjimin e kufijve formulohen në Beograd e në Anakara. Lufta kundër shqiptarëve ndodh në të njejtën kohëme forcimin elidhjeve ruse-serbe-turke. Me propozimin për këmbim territoresh, Serbia argumenton para ndërkombëtarëve se shqiptarët muhamedanë të Kosovës, nuk pranojnetë bashkëjetojnë me serbët si qytetarë europianë, por kërkojnë të homogjenizohen si pjestarë të qytetrimit arab. Nga ana tjetër, me tezat e hedhura nëpërmjet shqiptarëve të Kosovës, Serbia paralajmëron Europën për mundësinë e një procesi zingjir të korigjimit të kufijve, për tëbashkuar me Serbinë, Republikën Serbe të Bosnjes me sipërfaqe rreth 25,500 km2, krahinën e Kninit në Kroaci ku serbët përbëjnë një realitet më të fuqishëm mbasi nga lufta e humbur e viteve 90-të,kanë dal më të homogjenizuar, hungarezët do kërkoninkthimin e rreth 22 mijë km2 të Transilvanisë, ku ndryshe nga Vojvodina, hungarezët me gjithë përpjekjet e Ҫausheskut për heterogjenizim,kanë ruajtur mazhorancën etj.. Gjithashtu, do kërkohej edhe ndarja e Maqedonisë, prej të cilës sipas Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, shqiptarët do merrnin Dibrën, Tetovën e Strugën dhe në këmbim, do t’u jepnin maqedonasve Pogradecin. Nga ana tjetër,me këto korigjime Ankaraja duke bashkëpunuar me serbët si më 1813, 1831, 1876, 1912 realizon homogjenizimin qytetrimor të Kosovës me mbi 98 për qind të banorëve shqiptarë që i përkasin qytetrimit arab, në të njejtin nivel qëe ka vetëTurqia, dhe me atë strukturë popullsiellogarit një satelit të përjetshëm në Ballkan. Serbët u kanë bërë një shërbim tëpaçmuar shqiptarëve mbasi kanë ruajtur objektet e qytetrimit perendimor, kishat e manastiret të ndërtuar prej të parëve të tyre dhe e kanë pasuruar trashëgiminë perendimore në Kosovë me objekte të reja, të cilat sot provojnë vazhdimësinë e shqiptarëve në trojet e tyre, mbasi dihet se serbët kanë mbrritur në Kosovë në shekullin X.megjithëse, serbër kanë pretenduar se “Kosova është djep iSerbisë”, por asnjëherë nuk kanëpatur mundësi tëmohojnëpraninë e ilirve kur ata kanëzbritur në Kosovë, sepse një vend aq ibegatënuk mund të qëndronte bosh në pritje të ardhjes së tyre. Ata kanë parasysh dhe faktin se në përgjithësi popullsia serbe është simbiozë iliro-sllave, ndërsa një e treta e popullsisë së Serbisë është arbër, e deklaruar sllave nga viti 1831 deri më 1999. Prandaj më këtë korigjim të propozuar, synohet që shqiptarët muhamedanë në Kosovë të shkëpusin çdo lidhje me bijtë e Dardanisë e Ilirisë, themelvënsit e mbrojtësit e qytetrimit perëndimor Konstandinin e Madh, Shën Elenën, Niketë Dardanin, Shën Martinin, Justinianin e Madh, Gjergj Kastriotin, Marko Boçarin, Nënë Terezën e shumë të tjerë, e të krijojnë një oaz të qytetrimit arab, ku çdo ditë që kalon për shqiptarët vështirsohen lidhjet me arbërin. Tezat e hedhura paraqesin dhe rreziqe të tjera të inicimit të ndarjes së shteteve në baza qytetrimore, ku shumë shpejt emigrantët turq të vendosur në Gjermani pas Luftës II Botërore,dhe ataarabë të Sirisë të pranuar me vendimet e viteve të fundit nga Qeveria e kancelares Merkel, me shtesë vjetore deri tridhjetë për mijë, në të gjallë të saj,do kërkonin një shtet muhamedan në territorin e Gjermanisë, arabët e Magrebit një shtet arab në territorin e Francës,etj..

Qeveria e Kosovës mund të kërkojë mbështetjen e Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Shqipëri por dhe në Kosovëku ka kapacitete intelektuale për të paraprirë me mendim juridikeshkencor se çfarë duhet të kërkojë Kosova në bisedimet me Serbinë. Ajo nuk duhet të mendojë dhurimin e territoreve, kur e di mirë se nuk do marrë asgjë sepse asnjë serb nuk pranon të hyjë nën pushtetin e shqiptarëve dhe që Kosovës ti mbetet hapsirë për banorët e saj vetëm për shtëpi e hotele. Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë Serbisë që shqiptarëve të luginës së Preshevës e rajoneve të tjera t’u garantohen të gjitha të drejtat, meqenese vetë, edhe po të dojë, nuk është në gjendje që të shkelë të drejtat e serbve.

Pas pushtimit të qytetit të Shkodrës më 1479, sulltan Mehmetit II vendosi spastrimin e e plotë të qytetit nga popullsia shqiptare e besimit tëkrishterë e ritit roman dhe popullimin e qytetit me kolonë turq e arabë, që i vendosi në shtëpitë e shqiptarëve të deportuar. Të njejtin skenarë përsëritën serbët pas pushtimit të Nishit më 1876, deportuan të gjithë shqiptarët nga trojet e tyre por tashmë jo si të krishterë, si veproi sulltan Mehmeti II, por pse ishin muhamedanë. Sot, jo më pak se gjysëm milioni, ose mbinjëtë tretën e popullsisë së Kosovës e përbëjnë pasardhësit e shqiptarëve muhamedanë të deportuar nga Rajoni iNishit më 1876-1877. Kosova nëbisedimet me Serbinëduhet të kërkojëqë shqiptarëve tu krijohet mundësia për kthimin vullnetarnë pronat e trashëgimlënësve të deportuar me dhunë. Po kështu duhet të llogaritet edhe mundësia e kthimit vullnetarë të mijëra serbëve të larguar nga Kosova. Nëse nuk bihet dakord nga Serbia, Kosova si mbajtëse e përgjegjsive për të deportuarit në territorin e saj, duhet të padisë Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për krim kundër njerëzimit, mbasi edhe pse është shuar ndjekja penale me vdekjen e Obrenoviçve, janë evidente dhe duhen riparuar pasojat e një veprimtarie kriminale që nuk parashkruhet me kthimin e popullsise ne trojet e paraardhesve te deportuar pa faj. Prandaj, Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë shkëmbim të popullsive dhe jo të territorit. Nëse nuk është i mundur largimi nga qyteti i Shkodrës e kthimi i turqve e arabëve në trojet e tyre të origjinës për shkak të distancës kohore prej gati pesë shekuj e gjysëm, është plotësisht i mundur kthimi në trojet e tyre në rajonin e Nishit të nipërve e mbesave të shqiptarëve të deportuar prej aty rreth 130 vjet më parë.

Ndërsa me shkëmbim territori, e homogjenzimin në qytetrimin arab, Kosovën nuk mund ta presin ditë të mira. Me kokëfortësinë e shqiptarëve për ti qëndruar besnik qytetërimit arab të imponuar me dhunën më të egër nga pushtuesit turq, ata e kanë bërë më 1912, dhe vazhdojnë ta bëjnë veten bashkëpërgjegjës për krimet e kryera nga pushtuesit turq në Ballkan. Prezantimi i deklaratave të servirura nga të tjerët krijon amulli e nuk i shërben çeshtjes së shqiptarëve në Kosovë e kudo ndodhen. Edhe ndërkombëtarët, në radhë të parë SHBA, në analizën e propozimeve të shqiptarëve për zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb, janë në dijeni e kanë parasysh këtë fakt, prandaj besoj se nuk do ti llogarisin dëshirat e një grupi fanatikësh të paaftë e të shitur, që duan t’i shkëpusin shqiptarët nga qytetrimi europian i të parëve te tyre. SHBA, si ivetmi komb i paanshëm e objektiv,i interesuar për zgjidhjen e drejtë tëçeshtjes shqiptare, duhet të kenë parasyshse vetëm lidershipi i Partisë Socialiste të Shqipërisë nuk është nën shtrëngim nga UDB dhe Sigurimi i Shtetit, nëse nuk kanë rënëpre e ndonjë shërbimi tjetër pas viteve ’90-të, mbasi prindërit e tyre kanë qenë rekrutues të të tjerëve dhe jo të vetes.

Hartford, më 24.8.2018