Pardje!

Poezi nga Ismet TAHIRAJ

 

JASHTQITJE  E QENIT

Tri shtëpi vjellin tym

Nëpër oxhaxhe

Stuhi konaqe.

 

Tri daire

Shurdhërojnë

Nëpër sokaqe

Patpataqe.

 

Tre injoranta

Përjargën me

Kollare pre ari

Brymë safari.

 

Pandehën se

Jshtqitja e qeni

Është dekoratë

E tyre e madhe.

 

Lëvizje sorkadhe.

 

PARDJE

Pardje si sot

E njejta tavolinë

Veç hingërizjet

Ndryshojnë

Nga zyra ne zyrë

Dëgjohen trokllima

E takave si apaqet

Ndër lufta

Me parfumeri e livando

Fytyrat

Pardje si sot

Mund të këtë alivanosje

Ne paravan drejtorie.

 

POETJA

Poetja  nuk  e

Ka shallin e ylberit

Se vargjet kishin

Sergjenin fallco

Për këtë as

Kush nuk besoi

Veç çarçfet

E nderit  simboli.