Shqipëri, rritet numri i azilkërkuesve

Në Shqipëri vihet re një rritje e numrit të azilkërkuesve nga vendet e treta që e përdorin territorin shqiptar si një pikë tranzit për kalimin në vendet europiane. Sipas të dhënave të publikuara të mërkurën nga Instituti i Statistikave, në vitin 2017 rezultojnë 309 azilkërkues në Shqipëri me një rritje prej 28,8% krahasur me vitin 2016.

Azilkërkuesit janë kryesisht nga Siria, Algjeria dhe Afganistani. Sipas të dhënave zyrtare numri i azilkërkuesve meshkuj në 2017, është rritur krahasuar me vitin 2016 ndërsa numri i azilkërkuesve femra në 2017, ka rënë. Sipas të dhënave të INSTAT autoritetet shqiptare kanë evidentuar edhe 1.049 të huaj të parregullt gjatë vitit 2017, kryesisht nga Siria, Algjeria dhe Libani me një rritje 14,6% krahasuar me vitin 2016.

Pjesa dërmues e të huajve të parregullt, sipas burimeve kufitare shqiptare, hyjnë nga kufri grek në territorin shqiptar në zonët juglindore dhe jugore.

Rritet numri i të huajtve e pa dokumente në gjashtëmujorin e parë të 2018

Autoritetet shqiptare pohuan gjatë këtij muaji se kanë hedhur hapa domethënës në frenimin e kalimit të refugjatëve që hynin nga Greqia dhe përdornin Shqipërinë si një pikë tranzit për të kalur në vendet europiane.

Zv/Ministrja e Brendshme Rovena Voda tha pas një inspektimi në kufirin e Shqipërisë me Greqinë se prirja e hyrjes së refugjatëve ka ardhur në ulje pas rritjes që u vu re gjashtëmujorin e parë të vitit 2018. Të dhënat zyrtare shqiptare folën se nga Janari deri në Maj të këtij viti rreth 2133 refugjatë kishin kaluar kufirin shqiptar duke shënuar dyfishim të numrit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Policia shqiptare ka vendosur ne kufirin me Greqinë, pas rritjes se hyrjes se refugjateve,forca speciale per te forcuar regjimin e kufirit. Ndërkohë pjesa dërrmuese e refugjatëve që kërkojnë azil në Shqiëpri apo hyjnë në mënyrë të parregullt drejtohen më pas në kufirin e Shqipërisë me Malin e Zi. Pak ditë më parë Minstria e Mbrojtjes malazeze njoftoi se kufiri me Shqipërinë do të kontrollohej nga patrulla policore dhe ushtarake. Sipas dekalrimit për mediat të autoriteteve malazeze “ vendimi merrej kryesisht për të parandaluar kalimet e paligjshme të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë, si dhe veprime të tjera të paligjshme në kufi dhe në zonën kufitare“.

Shtohet numri i të huajve me dokumente të rregullta gjatë vitit 2017

Siaps të dhënave të Institutit shqiptar të Statistikave, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë vitit 2017 shënoi rritje me 3,1 %, krahasuar me 2016.

Sipas Instat, të huajt me origjinë nga Evropa janë 7.637 dhe përbëjnë 59,2 % të të huajve gjithsej kundrejt 66,5 % që përbënin në 2016. Nurmi i tyre shënoi një rënie me 8,3 %, krahasuar me vitin 2016. Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare të huajt me origjinë nga Azia janë 3.618, duke shënuar rritje me 11,5 %, krahasuar me 2016.

Por rritja më e madhe e të huajve me qëndrim të rregullt në Shqipëri u shënua nga të huajt me origjinë nga Afrika, Amerika dhe Oqeania të cilët janë 1.651, duke pësuar rritje me 73,6 %, krahasuar me vitin 2016. Referuar statistikave zyrtare shumica e të huajve janë për arsye punësimi ne 6.334 persona dhe përbëjnë 49,1 % të të huajve kundrejt 50,0 % që përbënin në 2016.