Ballina Sport Pista e Luizës!

Pista e Luizës!

Nga Shpëtim Luku – Tiranë

Eshte thuajse e pamundur qe po qe se del nga liqeni te mos “perplasesh” ne pisten e vrapit me nje vajze te imet, qe vrapon aq lirshem dhe ne menyre te shpenguar, sa thua se ajo gjithe diten e shpenzon nga Parku i Tiranes. Kjo eshte atletja e mirenjohur Luiza Gega. Nje sportiste qe ka konsumuar, sic ka thene pak me.pare trajneri i saj, Taulant Stermasi, vitet e rinise se saj per te bere sport, per tu bere kjo atlete qe eshte sot. Te shumta jane gezimet qe ajo i ka sjelle publikut shqiptar, medaljet qe i ka sjelle vendit nga konkurimi ne aktivitetet nderkombetare. E ndersa koleget e saj ne vende te tjera gezojne te mirat dhe privilegjet e sportistit cilesor, Luiza Gega stervitet mes shume veshtiresish e pa perfitimet u merituara financiare. Pistat e mirefillta te vrapimit mungojne, megjithate ne Tirane egziston nje piste nga liqeni qe une do ta quaj: pista e Luizes