Numri i të shpëtuarve në Mesdhe nga misioni i mbrojtjes së kufijve të BE-së “Sophia” krahasuar me 2017 ka rënë me 80 përqind. Njëkohësisht ka sërish grindje për një anije, në bordin e së cilës ndodhen shumë migrantë.
Numri i njerëzve të shpëtuar në Mesdhe në kuadër të misionit të BE-së për mbrojtjen e kufijve “Sophia” në gjysmën e parë të vitit 2018 ka rënë ndjeshëm. rënia përbën 83 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, njofton portali i internetit “Buzzfeed” duke iu referuar përgjigjeve të qeverisë gjermane ndaj pyetjeve të shtruara nga grupi parlamentar i liberalëve FDP, si dhe të një raporti konfidencial të BE-së.
1500 refugjatë të mbytur sivjet
Nga ana tjetër është rritur numri i refugjatëvë të mbytur sivjet në Mesdhe, thuhet në raport. Numri i tyre deri më tani për 2018 është mbi 1500 tëmbytur, prej tyre 629 vetëm në qershor, thuhet në “Buzzfeed” duke iu referuar shifrave të IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracionin)dhe UNHCR (Komisariati i OKB-së për Refugjatët). Njësitë e ushtrisë gjermane, Bundesëehr, që marrin pjesë në misionin “Eunavfor Med Sophia”, sipas këtyre të dhënave, nuk anë shpëtuar asnjë person në muajt maj dhe qershor.
“Europa ka nevojë për një strategji të përbashkët, për të stabilizuar në mënyrë të qendrueshme Libinë”, citon protali politikanin e FDP-së, Ulrich Lechte. Numri në rritje i të vdekurve në Mesdhe në raport sillet në një kontekst me kryesisht me politikën e Italisë dhe të Maltës, për të penguar mundësisht aksionet e organiazatve të ndihmës për të shpëtuar njerëzit në Mesdhe. Në portet e të dyja vendeve lejohen të ankorojnë anije me të shpëtuar vetëm në raste të jashtëzakonshme, disa prej anijeve të tyre madje janë sekuestruar. Në vitin 2017 ekipe private të shpëtimit ne det patën shpëtuar nga rreziku i mbytjes mbi 46.000 vetë.
Malta dhe Italia në defensivë
“Diciotti” – gjatë një aksioni shpëtimi muajin e kaluar, një anije e truprojës bregdetare italiane, është shembulli më i fundit për qendrimin rigoroz të Italisë dhe të Maltës. Të dy vendet u grinden me ec e jake të gjata lidhur me anijen “Diciotti”. Ajo ka 177 migrantë të shpëtuar në bod dhe asnjeri vend nuk lejonte ankorimin e saj në port. Më në fund anija u lejua të ankorohet në Catania të Sicilisë. Por njerëzit nuk lejohen të zbarkojnë në tokë. UNHCR-ja i bëri thirrje autoriteteve italiane të heqin dorë nga qednrimi i prerë ndaj anijes “Diciotti”. “Njerëzit në bord janë keqtrajtuar, torturuar dhe janë viktima të kontrabandës me njerëz”, shkruan përfaqësuesja e UNHCR-së Carlotta Sami në Twitter. “Ata kanë nevojë urgjente për ndihmë dhe kanë të drejtën të aplikojnë për azil. Kjo është një e drejtë fundamentale, e nuk është krim.”
Duket si pafundësi: migrantët presin në anije, që të mudntë dalin në tokë në Catania. Ata u shpëtuan ditën e enjte (16.08)nga një barkë në zonën e kërkimit dhe shpëtimit të Maltës e më pas iu dorëzuan anijes italiane “Diciotti” – kjo është anije e truprojës bregdeatre italiane. 13 vetë që kishin nevojë emergjente për ndihmë u lejuan të zbarkohen në ishullin Lampeduza. Të tjerët duhej të dërgoheshin në Maltë. Por për këtë arsye anijes “Diciotti” shteti ishull ia ndaloi ankorimin. Ministri Italian i Komunikacionit Danilo Toninelli nga lëvizja “Pesë Yjet” dha më në fund të hënën (20.08) lejen që anija të ankorohet në portin sicilian të Catanias. Ministri i Brendshëm Matteo Salvini nga e djathta Lega nuk do t’i pranojë këta njerëz në vend, për aq kohë sa nuk ka një “përgjigje nga Europa”, u bë e ditur nga qarqet e ministrisë. Italia të dielën (19.08) i kërkoi Komisionit të BE-së, që të verë në lëvizje vendet e tjera anëtare për të pranuar njerëzit e shpëtuar në det. / D. W. /