Përbërësit:
(Përbërësit e kësaj recete janë për katër persona dhe përveç vezëve që janë baza e omletës perimet e tjera mund të shtohen sipas dëshirës dhe atyre që keni në kuzhinë)
4 vezë
vaj ulliri
një lugë çaji gjelle miell
pak qumësht
1 kokërr domate
një qepë e njomë (vetëm pjesa e bardhë)
1 kungull i njomë
100g djathë i bardhë ose kaçkavall i grirë
një spec i vogël
kripë dhe piper
Përgatitja:
Si fillim pastroni perimet dhe prijini në kubikë shumë të vegjël.
Grijeni qepën shumë hollë. Në një tigan që nuk ngjit hidhni vajin e ullirit dhe hidhni qepët kavërdisni pak dhe më pas shtoni domatet dhe perimet e tjera të prera në kubikë.
Hidhni piperin dhe kripën dhe kavërdisini herë pas here derisa volumi i perimeve të bjerë.
Nga ana tjetër, në një tas rrihni vezët, shtoni miellin dhe qumështin dhe rrihni derisa të bëhet masa e njëtrajtshme.
Hidheni masën e vezëve në tigan dhe trazojeni në sekondat e para. Në momentin që pjesa e fundit nis të skuqet shtoni djathin, fikni zjarrin dhe vendosini kapak.
Pas dhjetë minutash mundohuni ta ktheni omletën për ta pjekur edhe nga ana tjetër ose paloseni dhe lëreni të piqet edhe pak minuta.
Në fund vendoseni në një pjatancë dhe servireni me kastraveca ose domate të freskëta por edhe më pak sallatë jeshile apo sallatë spinaqi.