Nga Gëzim Prengzi
Ka 100 vjet që në bjeshkët e Tropojes mes madheshtisë e bukurisë se tyre, qëndrojnë si Katakombe tri varre të tre Deshmoreve të Atdheut Bajram Mani,Bajram Nimani,Zeqir Halili.Janë berë shpeshherë perkujtimore për ta gjatë këtyre viteve si 90 e 95 vjetori i renies së tyre,por perkujtimi i 100 vjetorit me 18 gusht 2018 ishte i përmasave të medha.Për të nderuar e vlerësuar keto figura të medha historike,nga dyer të njohura në histori,të Kungji i Armëve në Markofçe u zhvillua një veprimtari solemne me pjesëmarrjen e Bashkisë Tropoje,Organizatave të Familjeve të Deshmoreve e Veteraneve të LANC-it Tropoje dhe familjet e Deshmoreve Mulosmanaj nga Bujani e Osmanaj nga Margegajt.Sfondi alpin u zbukurua edhe më shumë nga flamujt shqiptarë dhe artistët tropojanë me veshje kombëtare.
Pas ekzekutimit të Himnit Kombetar moderatori Can Tahiraj ia dha fjalën nenkryetarit të Bashkise Tropoje Z.Astrit Margjeka i cili në fjalën e tij vlerësoi tre deshmoret në fjalë duke cilësuar momente nga jeta e tyre në sherbim të çeshtjes kombetare.Pastaj nenkryetari i Qarkut Kukes Z.Granit Kurmekaj.Më pas foli nipi i familjes Mulosmanaj akademiku Jusuf Bajraktari,nenkryetari i Akademisë së shkencave Prishtinë i cili vlerësoi jo vetëm tre Deshmoret në fjalë por edhe kontriburin e Malesise së Gjakovës në lëvizjen kombetare.Përshendeten më pas Rexhep Shpati dhe Zeqir Hasanpapaj në emer të Organizates Deshmoreve e Veteraneve të Luftës,dhe më pas veprimtari Avdi Rexha.Pasardhesit e familjeve të Bajram manit,Bajram Nimanit e Zeqir Halilit pershendeten të pranishmit e shumtë në këtë veprimtari.Më pas të pranishmit ndoqën një montazh me këngë e valle popullore tropojane,ku vlen të permenden kenget patriotike për Dy Bajramat e Zeqir Halilin,dhe kenget për Shaban Binakun e Abdullah Hoxhën dhe valle popullore tropojane.Familjet e Deshmoreve shtruan një drekë tradicionale për të pranishmit e cila kaloi në një atmosferë festive.
…Pak histori për Dy Bajramat dhe Zeqir Halilin…
Si sot një shekull më parë ranë kunder pushtuesve austro-hungarez duke skuqur me gjakun e tyre keto bjeshkë madheshtore,dhe këtu prehen në gjoksin e tyre tash e 100 vjet.Këta burra të medhenj të Malesisë së Gjakovës e më gjërë nuk u bënë të njohur vetëm ate ditë që ranë me 18 gusht 1918,por ata ishin personalitete të spikatura historike që trualli i tyre në brezni me radhë shpalosi atdhedashuri,burreri,trimëri e mënçuri.Dera fistare e Mulosmanaje,e fisit të njohur të Krasniqes së Malesisë së Gjakovës nder breza ka nxjerrë burra të permendur në rrafshin kombëtar për trimeri e mençuri,disa prej të cileve janë kthyer në figura legjendare.
Pleqnari dhe strategu popullor Binak Alia dhe Heroi zemerluan Mic Sokoli janë identitete të padiskutueshme nga më prestigjozet në historinë tonë.Dhe është pikërisht trimeria në luftra dhe urtia në kuvende që fama e tyre të kapercente shekuj e të percillet në breznitë që vijnë.Dhe jo vetem kaq por nga kullat e Fangit të Mulosmanaje dolën figura të shquara historike në periudha të ndryshme historike si Man Avdia,Zeqir Halili,Shaban Binaku që u quajt “Dekani i Dukagjinit”,bajraktari Bajram Mani,Sali Mani,Avdyl Qerimi,Rrustem Avdyli,Zmajl Mehmeti,Rexhep Abdullahu,katër komandantë batalionesh nga Mulosmanajt,Mehmet Mulosmani,Idriz Mulosmani,Jaho Salihi e Avdi Bajrami,Ram Zeqiri,Abedin Mulosmani.Gjithashtu në kullën e Bajraktarit Sali Mani u mblodh Konferenca e Bujanit në dhjetor 1943-janar 1944,ngjarje me rëndësi në historinë tonë kombetare.Një derë tjetër me za në rrafshin historik të Krasniqes së Malësisë së Gjakovës është edhe ajo e Bajram Niman Osmanajt nga Margegajt e shquar për qendrim të paepur ndaj pushtuesve të ndryshem dhe mbeshtetje e fortë e figurave të shquara të historisë sonë kombëtare Bajram Curri,Hasan Prishtina,Isa Boletini etj.
Burrat e shquar të kësaj dere krenet Bajram Nimani,Ali Nimani,Maxhun Nimani me qendrimet e tyre patriotike u radhitën nder familjet më atdhetare të Malesise.Ali Nimani si një nga përkrahesit e Bajram Currit,pas renies së këtij të fundit i përndjekur nga regjimi zogist u arratis në Zhur dhe atje ndërroi jetë. Hysen Maxhuni u zgjodh në kryesinë ë KNC me 1943 dhe me 1944 u inkuadrua në Brigaden e XXV-S,ndërsa nga kjo familje Rexhep Krasniqi u emerua minister arsimi në qeverinë e kryesuar nga Rexhep Mitrovica.Duke qënë kështu vatër e patriotizmit kulla e Bajram Nimanit u dogj tri herë nga pushtuesit dhe regjimi i Zogut.Dhe nga keto troje të lavdishme e me histori të madhe të Malësisë së Gjakovës dolën edhe keta 3 deshmorë që po i kujtojmë e nderojmë sot.Bajram Mani,bajraktar i Krasniqes,i biri i Man Avdisë i shquar për aftësi drejtuese i njohur sidomos në rrethimin e Maxharr Pashës në Gjakove me djelminë e Krasniqes.
Bajram Mani ka qënë pjesëmarrës aktiv në të gjitha kryengritjet antiosmane që lidhen me periudhën e Pavarësisë në ato të viteve 1909-1910-1911-1912 i shquar për trimeri e si luftëtar i vendosur.Me pushtimin e tokave shqiptare nga serbo-malazezët në vitet 1912-1915 u shqua si kundërshtar i vendosur i tyre duke marrë pjesë në mjaft luftime goditëse.Bajram Mani ishte një nga krerët e Malesisë së Gjakovës i njohur si prijës e luftëtar i shquar nga familja Osmanaj e Margegajt.Tradita patriotike familjare dhe lidhjet e forta familjare dhe atdhedashëse me Bajram Manin e Mulosmanajt ndikuan në formimin e tij patriotik duke u shquar si prijes e luftëtar në kryengritjet e periudhës së Pavaresise dhe kundër pushtuesve serbo-malazezë duke u bërë njera nga figurat më të njohura të Malësisë së Gjakovës.Zeqir Halili është njeri prej figurave më të njohura që dolën nga Dera e Binak Alisë,kësaj figure me reputacion të padiskutueshem në viset e Veriut,Kosovë e më gjerë për urtësi,Zeqir Halili ishte edhe nipi i Shaban Binakut,kësaj figure të shquar i cili u var në litar në Gjakovë me 1910 bashkë me Abdulla Hoxhën.
Vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe pjesëmarrja si prijës i djelmisë në disa beteja e burreruan e më shumë Zeqir Halilin me tiparet e një luftëtari të vendosur për çeshtjen kombetare.Ai u shqua në luftën kunder forcave të Vesel Pashës me 1885,në betejat që udhehoqi Lidhja e Pejës në të cilën mori pjesë edhe në themelimin e saj,mori pjesë në kuvendet të verrat e Llukes në vitet 1882-1908.Kulmon me rëndesi roli i rendesishem i Zeqir Halilit në kryengritjen e vitit 1909 në Qafë të Morinës,po keshtu në kryengritjet e 1910 e 1911,dhe në pranverën e 1912 ishte një nga luftetaret e prijesit e njohur të kryengritjes bashkë me Hasan Prishtinën,Bajram Currin,Bajram Daklanin,Isa Boletinin në betejat e Qafës së Ramahmatit e Qafës së Prushit deri në gusht të 1912 kur kryengritësit hynë Clirimtare në Shkup.
Edhe pas Shpalljes së Pavarësise në vitet 1913-1915 u dallua si luftetar i vendosur në sulmet kundër pushtuesve serbo-malazezë.Në vitet 1916-1918 Shqiperia u pushtua ose u administrua nga austro-hungarezet.Austro-Hungaria dhe Italia dy nga Fuqitë e Medha garante të Pavarësisë së Shqiperise dhe neutralitetit të saj,i perseritën angazhimet e tyre ndaj Konferencës së ambasadorëve,por gjithshka ishte hipokrizi.Të dy aleatët iu kthyen pazareve të ndarjes territoriale të Shqiperise mes tyre,me fqinjët e saj,ndersa Italia edhe me Fuqite e Antantës,kështu që pavaresia dhe neutraliteti ishin inekzistente.Kështu vrasjet dhe internimet dhe kercenimet nga grupet kriminale që vinin nga shtetet hegjemoniste për terrorizimin e banoreve shqipatrë në zonat kufitare,kerkesat e austro-hungarezeve për çarmatosjen e malesoreve gjetën kundershtim të papajtueshëm me popullsinë dhe drejtuesit prijesit e saj.Ashtu sikunder çdo pushtuesi tjetër edhe ndaj austro-hungarezeve iu kundervene këto figura të njohura e me nam si Zeqir Halili,Bajram Mani e Bajram Nimani,ndaj dhe keta do të ishin në shenjestër nga pushtuesit.
Disa muaj para vrasjes së tyre në Qafë të Luzhës një patrullë ushtarake në perberje të së ciles ishte edhe një mjek ra në pritë dhe nga të shtenat u vra doktori.Për pasoje pushtuesit ushtruan dhunë mbi popullsinë e Luzhes e Bytyçit duke varur në litar disa vetë.Por nuk mund të mbaronte me kaq,pak muaj para se trupat austro-hungareze të terhiqeshin nga Shqiperia,në mengjesin e 18 gushtit 1918 një patrullë e armatosur e informuar mirë niset me objekt vrasjen e Dy Bajramave në bjeshkët e Policës dhe të Zeqir Halilit në Gjarpën të Mulosmanaje.Vrasjet e tyre u kryen brenda disa orëve në keto bjeshkë,dhe po ketu prehen përjeteshisht në jeten e amshuar në gjirin e ketyre bjeshkeve.Kështu mbyllet jeta e tre burrave,tre prijesve e luftetareve të shquar të paepur për çeshtjen kombetare.Ashtu siç qendruan bashkë në jetë në luftera e beteja qëndrestare,ashtu janë bashkë edhe varret e tyre mbuluar me lavdi.
Lavdi Deshmoreve Bajram Mani,Bajram Nimani,Zeqir Halili
Lavdi Deshmoreve të Kombit Shqiptar