Poeti e dramaturgu Avni R. Mulaj nga Tropoja e shkroi një dramë duke u ba si nje “Azem Galica” i kësaj drame me penën e tij, ndërsa aktorja e skenës dhe e ekranit Liri Lushi nga Tropoja e luajti rolin kryesor të kësaj drame duke u ba “Shote Galica”.
Pra, këta dy tropojanë, nga Tropoja Alpine, që jetonin në qytetin bregdetar të Durrësit na dhanë dramën “Gërsheti i luftërave”, (së bashku me regjisorin Kadri Pirro ), na dhanë një kryevëpër dramaturgjike shqiptare të përjetshme, që u shfaq në Pallatin e Kulturës “Aleksander Mosiu” të Durrësit dhe në ekranin e TVSH në Tiranë, në 100 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Këta dy emra të njohur të artit e letërsisë shqiptare u detyruan të iknin nga Atdheu i vet, për të Cilin banë shumë, ia dhanë emrin e famën e vet dhe ikën…ikën… Liri Lushi në Zvicër, si një aktore e regjisore, ndërsa poeti e dramaturgu Avni Ram Mulaj iku në Amerikë (prej 7 vitesh në Amshim).
Gjithkund kah shkon aktorja e regjizorja Liri Lushi e thërrasin “Shote Galica”,pasi ajo është “Shote Galica” e kohëve moderne, pasi ajo është e tillë në jetë dhe në arte.
Poeti e dramaturgu Avni R. Mulaj u ngjit lart në qiell, si një yll vezullues me veprat e tij poetike e drama, si një “Azem Galica” i kohëve moderne – me penë…
“Gërsheti i luftërave” – një dramë e madhe, një simbolikë e madhe, një “gërshet” i kohërave shqiptare, edhe të luftës, edhe të paqes.
Valdet ERMALI