-Unioni për Vendlindjen me pëllumbeshën makinë përherë të parë me të vetët-
Nga Agron Prebibaj
Realisht, teksa dëgjon nga miqtë se sot në shekullin e 21-të në Curraj Eper po shkon rruga e makinës duket pak si gogol por më shumë mentalitet shqiptarë për jetesën e atyre njerëzve në fshatin ku ndalesa e Zotit ishte më e ngeshme për të pikturuar më mirë.
Megjithëse vendosja një mrekulli e vërtetë për tu banuar nga shqiptarë qëndrestarë me vyrtytet, doket dhe zakonet që krenojnë kombin, por me ndalesen e shijes nga dora e njeriut të pushtetshëm, duke vështirësuar jetesën për njeriun e fshatit më të madh të Malsisë së Gjakovës, një popullsi sot rreth 3300 qytetarë më të integruarit kudo që janë të vendosur.
Udhëtimi i parë me pëllumbeshën makinë në drejtim të Curraj Eper me profesorin e të gjithëve zotin Zef Mrishaj, me drejtuesit e Unionit për Vendlindjen Gjergj Prebibaj, Pashko Gecaj e Bafti Ndrevataj një ndjeshmeri e ledhatim njerëzor i njeriut, emocioni kulmon kur ndjehet si udhëtimi i parë me makinë, kjo ngarkesa njerëzore e njeriut për njeriun e gjakut për gjakun ose më mirë e thënë se qytetarët e Curraj Eper e kishin të ndaluar makinën, për ta përjetuar atë në shekullin e trazuar të njerëzimit.
Gjatë rrugës Prof.Zef Mrishaj veçon, se ne nga Curraj Eper duhet të jemi mjaft krenar për origjinën e vendlindjen pasi mbijetesa ishte e fortë me natyrën sëpari pasi bora qëndronte më shumë se katër muaj, kontakti me zonën i lodhshëm, martesat edhe të largëta, tregtia e vogël, por krijesa e një njëriu të rrallë e mendimtarë, intelektualë e biznesmen fakton qytetarinë më të madhe të ngujuar në vendlindjen tonë e cila sot është referencë për qytetërimin dhe ogurbardhë përballë shpirtrave të trazuar, pasi ne gjithnjë jemi treguar paqësor e shumë inteligjent, asnjëherë armiqësor-një barometër ky që të ngjet te shkalla e qytetarisë.
Ndërsa kryetari i Unionit për Vendlindjen Zoti Gjergj Prebibaj e ndjen këtë ngjitje me makinë në drejtim të vendlindjes duke frymëzuar të rinjtë për qënësinë e përjetshme të Curraj Eper për ta bërë projektorin të prekshëm për secilin, jo vetëm të zonës por të vizituar nga vendas e të huaj, ndërsa thekson dhe apelon se ne të rinjtë e të tjerët pas nesh duhet të promovojmë historinë shekullore të Curraj Eper si dhe të mbrojmë të pacënueshme mrekullinë e dhuruar nga Zoti.
Për Pashko Gecaj vlerësimi vjen për të zotin e shtëpisë kryebashkiakun Besnik Dushaj në gjetjen e zgjidhjes së këtij zhvillimi urban në shërbim të njeriut për të mundësuar takimin e shpejtë të njeriut me resurset e paprekura, por një vlerësim tjetër vjen për përgjegjshmërinë, maturinë e përbashkimin e qytetarëve të Curraj Eper të cilët sot janë të vendosur kudo në botën e qytetëruar.
Teksa Bafti Ndrevataj në ambicien e vitalitetin e tij përshkruan histori e tregesa për Curraj Eper të cilët vërtetë sjellin ndjeshmeri njerëzore në jetesën e njeriut në këtë amfiteater madhështor të dhuruar nga Zoti, por e diktuar për të hequr keq për këta njerez në shekuj, por që kemi krijesen e njeriut të përsosur e vital ndër breza.
Në këndvështrimin e ambjentalistit Pashko Gecaj pohon se prishja e qetësisë për pyllin e lartë që të ngjet në Curraj nuk mundej asesi tjeter për të prekur më mirë dhuratën e Zotit, pa cënuar virgjërinë por pa përjashtuar ato që janë në dobi të njeriut.
Virgjëri nuk ka askund për të cilën unë apeloj të jetë e prekura me kujdes e asnjëherë me synim për ta rrjepur e përdalë.
Udhëtimi vjen e ndalon në Qafen e Mrrethit në hyrje të fshatit Curraj, shumë pranë vendbanimit të atyre të sotshëm dhe të shumicës së larguar, aty një bashkim vllazëror, takohemi me administratorin e palodhur e vital të njesisë së zonës zotin Gjovalin Gjeloshaj, me kryetarin e shoqatës Nikaj-Mertur Dr.Mhill Gecaj, me aktorë të tjerë përbashkues e nxitës të kësaj rruge me zotërijtë Lekë Vatnikaj, Ndue Perpepaj, Ndue Vatnikaj, Agron Qokaj, me sipërmarrësin e punimeve Binak Zharku me skavatoristin Gramozi e manovratori Fatjoni e plot qytetarë të tjerë të vendlindjes.
Nën atmosferën e ngrohtë e vllazërore të gjithë folën e biseduan me njëri tjetrin për qëllimin deri në finalizim, ku kryetari i shoqatës Nikaj-Merturit z. Gecaj në fjalën e tij dha impulse të forta për sëcilin aty dhe jashtë prezencë në përmbylljen e kësaj vepre e ndaluar më parë nga mendja e njeriut të lig e përjashtues ndaj njeriut qëndrestarë e shumë njerëzor.
Aty folën të gjithë, pati edhe vërejtje në ndërhyrjen e punimeve në dy tre vende të cilat morën mirëkuptimin e plotë të drejtuesit të punimeve, korrigjime të cilat i kishin evidentuar edhe ata vetë.
Tashmë gjithçka pranë finalizimit e suksesit të përbashkët e ideuar nga kryebashkiaku Dushaj por që duhet kushtuar vemëndje të ardhmes në tendencën e grabitjes e rrjepjes së pasurive nëpërmjet shpyllëzimit e ndërtimeve që për biznesin e pandershëm sjellin të ardhura, sikurse duhet unifikuar mendimi për shfrytëzimin e pasurisë e resurseve nën kontrollin e rreptë të institucioneve shtetërore.
Në fakt flora është mjaft e pasur, më e pasura në Ballkan e më tej, por edhe fauna duhet mbrojtur, madje edhe ujku nuk duhet shikuar nga njeriu si kafsha që duhet eleminuar, por dhe ai të ketë kafshaten e vet edhe kur interesat i dëmtohen njeriut.
Nuk ka paprekshmëri nga njeriu në këtë tokë kur ajo i shërben, prekshmëri ka edhe ndaj asaj që e dëmton por jo kurrë të prekë njeriu njeriun si krijesa e veçantë e Zotit të cilit i jepet e drejta të prekë gjithçka pa tepri në shërbim të vet.