Ballina Enciklopedi Shtëpia e Urtësisë: Një nga Bibliotekat më të Mëdha në Histori

Shtëpia e Urtësisë: Një nga Bibliotekat më të Mëdha në Histori

Bayt al-Hikmah (që do të thotë ‘Shtëpia e Urtësisë’) hynë në listën e bibliotekave më të mëdha të së kaluarës, u krijua në Bagdad, kryeqyteti i Perandorisë Abbaside, rreth shekullit të 8-të nga Kalifi Harun el- Rashid (mbretëroi nga 786-809) gjatë kohës së Epokës së Artë Islamike. Qendra vazhdoi të lulëzojë nën djalin e al-Rashidit, el-Ma’mun, i cili ndonjëherë njihet si themeluesi i Shtëpisë së Urtësisë.

Al-Rashid ishte ai që mblodhi shumicën e librave, dorëshkrimeve dhe objekteve të ndryshme që vinin nga babai dhe gjyshi i tij dhe filloi Koleksionin. Përfundimisht, kjo përmbledhje e materialeve të ndryshme u bë aq e madhe saqë el-Ma’muni duhej të ndërtonte një shtesë të ndërtesës origjinale, duke e kthyer atë në një akademi të madhe, e cila më pas u bë e njohur si Shtëpia e Urtësisë. Ajo u bë një nga qendrat më të mëdha të mençurisë mesjetare dhe kontribuoi shumë në lëvizjen shkencore që kishte filluar në shekujt e mëparshëm.

Shtëpia e Urtësisë u krijua fillimisht për të strehuar përkthyesit dhe për të ruajtur veprat e tyre, por shpejt përfshiu edhe aktivitete e tjera kërkimore në fushën e mjekësisë, shkencës dhe astronomisë. Dy nga kalifët më të rëndësishëm, al-Rashid dhe al-Ma’mun, kishin interesim personal në veprat shkencore. Kjo bibliotekë ishte shumë mirë e organizuar, duke pasur dhoma të veçanta për kopjues, lidhës, bibliotekarë dhe një observator astronomik.

Krahasuar me rrethinat e saj, Bagdadi ishte një qendër e madhe për përhapjen e njohurive në fushat e Arteve, Shkencës dhe Filozofisë. Ai u bë një qendër e madhe jo vetëm për dituri, por edhe për pasuritë materiale. Përveç kësaj, në ligjin islamik u inkurajuan donacionet bamirëse. Kjo krijoi një rrugë për të lehtësuar ndarjen e ideve dhe pasurive të nevojshme për të investuar në zgjerimin e vazhdueshëm të këtij institucioni.

Nën Shtëpinë e Urtësisë punonin specialistë të ndryshëm: përkthyes, shkencëtarë, shkruasë, autorë, hulumtues të subjekteve të ndryshme dhe shkrimtarë. Atje u përkthyen shumë dorëshkrime dhe libra të një sërë subjektesh filozofike dhe shkencore dhe konsideroheshin të një rëndësie të madhe për komunitetin. Shtëpia e Urtësisë ishte e hapur si për burrat ashtu edhe për gratë. Ne Shtepinë e Urtësisë mirëpriteshin nxënëse të gjitha etnive dhe besimeve, si dhe u inkurajuan të studiojnë atje ata studiues të persekutuar nga Perandoria Bizantine. Aty fliteshin shumë gjuhë të ndryshme përfshirë arabisht, farsi, aramaisht, hebraisht, sirianisht, greqisht dhe latinisht.

Aty u implimentuan zhvillimet e reja teknologjike pasi Shtëpia e Urtësisë ishte e hapur për një larmi të madhe të kulturave dhe ideve. E ardhur nga Kina, letra u bë një material i ri dhe më i lirë për shkrimin, i cili më parë bëhej në pergamenë nga lëkura e kafshëve, një proces shumë më i konsumueshëm dhe i shtrenjtë.

Al-Ma’mun ishte një studiues dhe ndoshta kjo ndikoi në dëshirën e tij për të bërë institutin qendrën më të madhe për njohuri në botë. Kalif el-Mamun ishte gjithashtu i aftë në degët e njohurive të mësuara në Shtëpinë e Urtësisë, duke përfshirë mjekësinë, filozofinë dhe astrologjinë, dhe shpesh aty vinin studiues për të diskutuar hulumtimet e tyre. Në këtë kohë, në shoqërinë arabe astrologjia konsiderohej shkencë. Yjet dhe planetët perceptoheshin që ndikojnë ngjarjet në tokë dhe kështu astrologjia u kushtonte vëmendjen më të madhe ndaj detajeve.

Shpesh, el-Ma’mun do t’i caktonte dijetarët e njohur për të kryer përkthime specifike të veprave të përzgjedhura. Një shembull i tillë ishte përzgjedhja e dijetarit të famshëm Abu Yousuf Ya’qoub Al-Kindi, i cili kishte një nivel të shkëlqyeshëm kualifikimesh si mjek, filozof, matematikan, gjeometër, logjikian dhe astronom, per përkthimin e veprave të Aristotelit.

Disa shënime thonë se, për të inkurajuar përkthyesit dhe studiuesit për të shtuar vepra në gjuhën arabe në bibliotekë, el-Ma’mun do t’i paguante ata me ar aq sa ishte pesha ekuivalente e çdo libri. Pa dyshim, shumë njohuri të se kaluarës do të kishin humbur nëse nuk do të ishin veprat e përkthyera në Shtëpinë e Urtësisë. Bagdadi ishte një qytet shumë i begatë dhe i pasur, çka i mundësoi Al-Ma’mun të blejë më shumë vepra, duke përfshirë edhe ato nga vende të tjera.

Thuhet se Al-Ma’moun kishte dëgjuar për Bibliotekën madhështore të Sicilisë, kështu që ai i shkroi mbretit të Sicilisë duke i kërkuar atij të gjithë përmbajtjen e Bibliotekës së Sicilisë (e cila ishte e pasur me libra filozofik dhe libra shkencorë të grekëve) për ta përfshirë atë në bibliotekën e Shtëpisë së Urtësisë. Mbreti sipas këshillës së peshkopëve të tij (se përmbajtja e këtyre librave nuk u bë e mirë për njerëzit e Botës së Lashtë) ia dërgoi përmbajtjen e Bibliotekës Siciliane Kalifit. Filozofët e lashtë grekë si Platoni dhe Aristoteli ishin shumë të respektuar në botën mesjetare islame.

Fatkeqësisht, Bayt al-Hikmah ra në duart e fatit të errët që preku shumë struktura të së kaluarës. Institucioni u shkatërrua plotësisht nga mongolët në 1258. Ata vranë brutalisht oborrin e Kalifit dhe gati të gjithë familjen e

Kalifi u mbajt gjallë dhe u detyrua të shihte të gjitha vrasjet dhe shkatërrimet. Ata vranë studiuesit dhe hodhën të gjithë librat në lumin Tigris. Thuhet se lumi me ditë ishte i zi dhe i kuq nga bojëra dhe gjaku.
Përgaditi: Sokol Neçaj – New York – SHBA.