Ballina Kulturë Shtegut të Bjeshkës

Shtegut të Bjeshkës

Nga Viktor Gjikolaj – Lezhë

Shtegut të bjeshkës shkon belholla
Bardh’ e kuq faqet si molla
Flokt’ e gjatë ia këpusin belin
Si ujëvarë që këput ylberin.

Ref.

Nuk kam pak me të pa me sy
Jo me ra e me u çue me ty
O, e bukura ti.

Shtegut të malit vjen ngadalë
Si pëllumbesha përmbi valë
Seç më merr një mall i nxehtë
Rroj a s’rroj s’e di as vetë.
ref.
Nuk kam pak me t’pa me sy
Jo me ra e me u çue me ty…

Muzika: Mark Gjoka
Kendojne: E Bodinaku,Kole Zefi, Mark Gjoka, fondi i TVSH-1995

Marre nga libri AMANET!,2017