Nji fllad që ambël t’puth sytë,
aq ambël sa e sheh qielli tokën.
N’jeshilten e duerve të zgjatuna të pishave
nji ngrohtsi alpesh ka strukun kryet.
Syni s’ngopet tu e pa , e krahnori buçet
si cicrima e zogjve n’pranverën e vonueme.
Asht fund gushti…
N’kohën kur inati i diellit ka shpërthye keq n’tan rruzullin toksor,
ktij vendit tem të vogël ja ka fal përkdheljen magjike,
t’kombinueme me krenarin’ e papërkulune të malit shtatnalt!
Alpet buzqeshin edhe kur asht vap!
Edona Haklaj