Tufalakim poetik nga Mevlud BUCI
1.- Vinte një vajzë e azdisur
Vinte një vajzë e azdisur
Pantallonat mos më keq,
Dhe një plakë e shastisur,
Mallkonte :O haje dreq!…
Medet moj bijë e nanës
Se si qenke pulladis,
Me qerpikë si të zanës
Me brek grisur hiqesh mis..
2.- Privelegj
Fliste për drejtësi,qëndresë,
Podiumesh a në tribunë,
Llafollogia e pabesë,
Pe netruesja me fjalët lumë.
Penetronte me fjalët lumë
Tri diploma marrë në Amerikë,
Ajo që ish ngjitur pa punë …,
Në krye të partisë për hiç meritë.
Në krye të partisë për hiç meritë
Plot me farsa, ujë moçali,
Në ballë shkruar tradhtitë
Kohës llum porsi kanali.
Kohës llum porsi kanali,
Rrodhja e partisë,
Tre fytyra si tutkalli
Del e bën moral shoqërisë.
E dëgjojnë dhe nënqeshin
E dëgjojnë e bëjnë çudi,
Socialpisten e përqeshin
Ngjitur lart me dredhi…
3.- Leksion
Bëjnë çudi dhelpra dhe ngjala
Ç`ne miu triumfon,
Veç moral bën e përdala
Ajo ngjitet, na jep leksion..
Në një kohë me vite të arta
U zunë fort shati, lopata,
Lopata:o shatë shkreti,
Ti çdo herë tërheq për vedi.
Sa keq më vjen moj lopatë,
S`je për vete moj e ngratë,
Një i urtë ua tha prerë:
Humanizmi të jep vlerë…
5.- Iriqi
Iriqi gjetkë tek ferra,
Ndërroi partitë si nga hera,
U krekos ndër komshi
Se u ngjit në qeveri.
Tha: fitova postomaninë
Tek Portal:Kuadër për Shqipërinë.
Kukurisnin një tufë derrash
Mjerë kur prijnë iriqë ferrash…
6.- Qytetar nderi
Seç u mblodh këshill I qarkut,
Dekoratë t`i japim Markut,
U lodh Saka ,i lodh Shota,
Të bëjmë sa më shumë vota.
Seç u lodh tezja Mamicë
Siguroi votat me shumicë.
Mijëra Euro dha Seferi
U bë Marku “Qytetar NDeri”.
Këshill dredhia-këshilla gallata:
Viva,viva dekorata…
7.- Doraci
Një luani kryeneç
Me fuqi porsi zalli,
Seç e këshilloi një kec
Mos sulmo kot,do kapur doraci…
E kush është ky dorac që thua
Pyeti luani me mburromani,
Ti luan nuk je pallua,
Provat duan burrëri.
Qysh prej shekujsh tha i pari,
Mos bëj padrejtësi do kapur doraci…
8.- Sorra
Me shami lidhur tek gusha,
Hidhej e përdridhej sorra,
qeshte mëllenja tek gëmusha,.
Bota u mbush me horra.
Me urtësi foli bilbili
Thatësia të lë pa të korra,
Kur drejton ziligu e kopili
Ngjitet dhe drejton dhe sorra..
9.- Dhelpra shtetare
Fol me gojë e gjetkë firmos
Hidh e merr konçensione,
Me vulë turpi u damkos,
E përdala gjitone.
Asnjëherë se kish menduar
Se do shuhej do dilte fare,
Ajo që u ngjit me të mshtruar
Mbet në Veting dhelpra shtetare…
Është Vetingu sitë e hollë
Është Vetingu garant fare,
I kap në lak gjarpër e bollë
Në lak ra dhelpra shtetare…