Ballina Aktualitet Turqit blejnë një nga universitet private më të njohura në Shqipëri

Turqit blejnë një nga universitet private më të njohura në Shqipëri

Një ndër universitetet private më të njohura në Shqipëri është blerë të premten nga fondacioni shtetëror turk “Marif Vakëf”.

Ky fondacion erdhi pak kohë më parë në Shqipëri si përgjigjje ndaj shkollave që kontrolloheshin nga kleriku Gylen. Për një shifër 1.2 miliardë lekë, ky fondacion bleu universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, i cili u themelua vite më parë nga një ndër politikanët më në zë në vend, i ndjeri Gramoz Pashko.

Universiteti i njohur në vend u ble nga fondacioni turk. Pak kohë më parë, Turqia i kërkoi Shqipërisë mbylljen e institucioneve arsimore të rrjetit të Gylenit, të cilat hoqën flamujt e Turqisë. “Turkije Marif Vakëf”, sipas vetë Presidentit Erdogan do punonte me çështjet e arsimit.

Fondacioni që zotëron tashmë universitetin shqiptar ka bërë edhe zëvendësimin e administratorit të kompanisë, shtetasin grek Ilias Foutsis me një administrator turk, Fatih Cankurt, transmeton tch.

Ndryshimet në pronësinë e këtij universiteti kanë ndodhur në ditët e para të muajit gusht dhe më pas janë reflektuar edhe në qendrën kombëtare të regjistrimit, ndryshimi më i fundit është emërimi i administratorit.