Nga Çapajev Gjokutaj
Parmbrëmë, në emisionin e lajmeve një djalë i ri tregonte si kishte shpëtuar dy vajza të mitura. E ëma donte t’i mbyste në lumë.
Nuk kam bërë ndonjë heroizëm, thoshte djali, kushdo që do të ndodhej atje, do hidhej t’i shpëtonte.
Shihja djalin me admirim dhe m’u kujtua Brehti, kur toshte: Mjerë ai vend që ka nevojë për heronj.
Nuk më kujtohej konteksti ku shkrimtari e ka thenë, ndaj nisa të vras mendjen: ç’mesazh ka dashur të na përcjellë?
Mjerë ai vend që i ka heronjtë të paktë, ndaj ndjen nevojën e tyre?
Apo mjerë ai vend që dërdëllis për hallet pafund dhe e pret shpëtimin nga heronj kordhëtarë e të jashtzakonshëm?
( Nga cikli ‘Dritëhijet e racionales’ )