Itali, zhvillohen funeralet e viktimave të urës

Në Itali sot është ditë zie kombëtare. Atje u mbajtën funeralet e viktimave të urës së shembur Morani, në Xhenova. Gjatë funeralit shtetëror, u lexuan emrat e viktimave, që u shoqëruan me duartrokitje në shenjë respekti.

Presidenti italian, i cili mori pjesë në ceremoninë funebra, më pas kërkoi garanci që të gjitha rrugët e vendit të jenë të sigurta.

Numri i viktimave nga ura e shembur ka arritur në rreth 42 vetë, pas gjetjes së fundi në mesin e tonelatave të rrënojave të katër trupave të tjerë. Ura Morandi ishte arterie e rëndësishme e qytetit të Xhenovës, e cila lidhte autostradat mes Italisë dhe Francës.