Ballina Diaspora Dy hotelet e Ulqinit

Dy hotelet e Ulqinit

Nga Xheladin Zeneli – Amerikë
Kështu do të duken dy hotelet e njohur në Ulqin, por nëse do të ndërtohen ndonjëherë ?!

Në Komunën e Ulqinit nuk ka mungesë të projekteve në letër, planeve urbanistike apo master planeve por ka mungesë të veprimeve konkrete në realizimin e tyre në praktikë.

Në dy fotot e mëposhtme janë projektet e dy hoteleve të njohura të Ulqinit: hoteli” Galeb” (“Pulëbardha” ) dhe hoteli “ Jadran” (“Adriatiku”).Njëri hotel u rrënu para 10 viteve, pra në vitin 2008 kurse tjetri para 39 viteve, menjëherë pas tërmetit të vitin 1979 dhe vendet ku dikur qendronin këto dy hotele vazhdojnë të mbeten të zbrazët apo të shfrytëzohen si parking për automjete.

Është shkruar dhe folur shumë për këto dy hotele të cilët kanë kaluar dhe gjithënjë po kalojnë një peripeci të vertetë në aspektin e çështjeve pronësore, tendereve, shitjeve apo blerjeve të dyshimta nga pronarë të ndryshëm, por që deri më sot ende asgjë konkrete dhe asgjë shpresëdhënëse nuk po bëhet në zgjidhjen e drejtë të këtij problemi.

A e din dikush përgjigjen nga autoritetet zyrtare , qofshin ata të administratës lokale apo qeverisë qendrore, në pyetjen prej së cilës presin përgjegje vite me radhë, shumë qytetarë të Komunës së Ulqinit, se a do fillojë ndonjëherë rindërtimi i këtyre dy hoteleve emblematike të Ulqinit ?

Nëse po , atëherë kur ?

Dhe nëse jo, atëherë së paku mos të mashtrohet publiku duke iu hjedhur pluhur në sy me projekte të cilët ,siç po shihet ,vështirë se po e shohin dritën e diellit !

15 gusht 2018