Viena shpallet vendi më i mirë për të jetuar

Sipas vlerësimeve të indeksit të jetueshmërisë globale të bëra nga njësia Ekonomisë së Intelegjencës, Viena u emërua qyteti më i mirë për të jetuar teksa Melburni, që më parë e mbante ketë pozitë e humbi ‘kurorën’.

Kjo përzgjedhje është bërë për shkak se kryeqyteti i Austrisë, mbanë numrin më të vogël të kërcënimeve nga sulmet militante dhe ka shkallë tejet të ulët të krimit, shkruan The Guardian, transmeton Ndërtimi.info.

Kryesimi i këtij vendi në indeksin global ka përforcuar pretendimet se kryeqyteti austriak është vendi më i këndshëm aktualisht në botë, për të jetuar.

Melburni kishte mbajtur pozitën e parë, ne shtatë vitet e kaluara, por kërcënimi i sulmeve militante në Evropën Perëndimore i kishte ‘ndihmuar’ që të deklasohet nga kjo pozitë.

Viena rregullisht kishte qëndruar në majat e këtyre pozitave, së bashku me një numër të madh qytetesh tjera në Austri të cilat ofrojnë standarde tejet të mira të jetesës.

Në anën tjetër Damasku mbanë vendin e fundit, e ndjekur nga kryeqyteti i Bangladeshit, Dhaka dhe Lagos në Nigeri. Anketa nuk përfshin disa nga kryeqytetet më të rrezikshme në botë, si Bagdadi dhe Kabuli.

“Derisa në disa vitet e fundit qytetet në Evropë u prekën nga përhapja e kërcënimit nga terrorizmit në rajon, i cili ndikoi në rritjen e masave sigurisë, vitin e kaluar është parë një kthim në normalitet”, deklaroi njëri nga anëtarët e EIU.

Viena ka arritur të zhvendosë Melburnin nga vendi i parë për shkak të rritjes së vlerësimeve për stabilitetin e kryeqytetit austriak.

Kryeqyteti i Austrisë dhe Melburni shënuan pikën maksimale në kategoritë e kujdesit shëndetësor, arsimit dhe infrastrukturës. Derisa Melburni shtoi kryesimin e vet në strukturën e kulturës dhe mjedisit, përmirësimi i stabilitetit të Vienës ndikoi në rangimin e saj në pozitën e parë.


Osaka, Calgary dhe Sydney u rradhitën ndër pesë vendet e para në rangimin e EIU që thotë se po tenton të favorizojë qytetet mesatarisht të pasura e shpesh me dendësi jo shumë të lartë të popullsisë. Qytetet shumë të mëdha dhe të mbushura me njerëz kanë tendencë më të lartë të prekjes nga krimi dhe tensionet në vend.

Viena dikur kryeqytet i një perandorie më të madhe se republika e vogël alpine, e sotme ende nuk ka arritur të përputhet me popullsinë e saj të para Luftës së Parë Botërore, kur kishte më se 2.1 miloon banorë.

Ky vend përmban hapësira të mëdha të gjelbëruara, të pasuruara me vende tejet atraktive turistike, teksa njihet për transportin publik shumë të lirë edhe efikas.